Boom Milan, supergoditje nga Spanja: “po” që ndez tifozët, Allegri mund të ëndërrojë

Milanistat
3 Min Read

Milani vazhdon të punojë nën rrogoz në prag të batutave të fundit të merkatos verore.

Trajneri Allegri, Igli Tar dhe njerëzit e merkatos Melan po vlerësojnë opsione të ndryshme për të forcuar sulmin, veçanërisht në prag të një sezoni që premton të jetë intensiv në disa fronte.

Emri i Rasmus Hojlund mbetet ndër më të përfolurit, edhe pse kthimi i tij në Serie A do të rezultonte shumë i komplikuar për shkak të kostove dhe situatës së tij kontraktuale. Ndërkohë, po shqyrtohen me kujdes disa mundësi të minutës së fundit.

Klubi po monitoron disa pista, por përshtypja është se së pari do të duhet bërë një shitje përpara goditjes së madhe.

Boom Milan, supergoditje nga Spanja

Sipas asaj që është zbuluar nga kolegët e portalit të mirënjohur spanjoll “AS”, njëri ndër objektivat që mund të rihyjë sërish në profilet e preferuar të Rossonerëve, mund të jetë Dodi Lukebakio.

Anësori sulmues i Sevillas konsiderohet ndër lojtarët në largim më të talentuar dhe më të mirë të La Ligas, në ditët e fundit të merkatos.

Në janar, ishin arabët e Al Qadisiyah që ofruan 45 milionë euro për kartonin e tij, por belgu zgjodhi të qëndronte në Spanjë. Sot, situata ka ndryshuar. Sevilla është e gatshme të negociojë, ndërsa agjentët e lojtarit nuk mbyllen mbi mundësinë e një transferimi.

“Po”-ja që ndez tifozët

“Lukebakio-s nuk do t’i vinte keq të luante për Milanin”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke sugjeruar se ka hapësira hapjeje. Mirëpo Milani, mund të duhet së pari të shfryjë paksa organikën e repartit të tij për të liruar hapësirë dhe burime. Opsioni Lukebakio mbetet pra i gjallë dhe mund të fitojë terren orët e fundit të merkatos.

Ardhja e mundshme te Milani

Belgu, klas 1997, ka karakteristika që do të ishin shumë të përshtatshme për sistemin e lojës së Allegrit. I shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe i zoti në ndikim edhe si zëvendësues, ai ofron zgjidhje të ndryshme në krahun e djathtë.

Situata mund të evoluojë ditët në vijim, veçanërisht nëse zhbllokohet ndonjë largim në sulm.

Mbetet për t’u kuptuar nëse Milani do ta zhvillojë operacionin apo do të përqendrohet mbi emra të tjerë. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për përcaktimin e prioriteteve.

Për momentin, pista Lukebakio mbetet në tryezë, me ambientin Rossoner që vëzhgon pa nxituar.

Në sfond, të tjera profile mbeten nën vëzhgim për të mos u gjendur të papërgatitur në rast zhvillimesh të papritura.

Share This Article
Pa Komente