“U poshtërova pas më shumë se 500 ndeshjeve me Juventusin”. Në një intervistë për SportMediaset, ish-kapiteni i Juventusit që u transferua te Union Berlin, Leonardo Bonucci, flet për lamtumirën e vështirë me biankonerët, verën e sapokaluar jashtë Skuadrës së parë, telefonatat e Pirlos, Buffon dhe Chiellinit dhe atë të Spallettit për Kombëtaren: rikthimi në kombëtare mbetet objektivi i tij i madh. “Kam lexuar dhe dëgjuar – thotë Bonucci – gjëra të pavërteta të thënë nga Juventusi dhe trajneri”. Dhe për kohët e zgjedhjes së bërë nga Juve, Bonucci shton: “Nuk është e vërtetë që në tetor 2022 dhe shkurt 2023 u informova mbi dëshirën për të ndërprerë marrëdhënien në fund të sezonit. Diçka nuhata vetëm duke lexuar gazetat, deri kur më 13 korrik, Giuntoli dhe Manna, më njoftuan duke ardhur në shtëpinë time, se nuk do të isha më pjesë e skuadrës së Juventusit dhe se prania ime në fushë do të pengonte rritjen e ekipit.
Ky ka qenë poshtërimi që pësova pas më shumë se 500 ndeshjesh bardh e zi. E kam vlerësuar solidaritetin e shumë lojtarëve, përfshirë edhe ata aktualë, të Juventusit dhe skuadrave të tjera. Të gjithë më shprehën simpatinë për sjelljen parespekt të klubit”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>