MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Bomberi te Milan, eksperti i sigurt: “Mund t’u them se…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Bomberi te Milan, eksperti i sigurt: “Mund t’u them se…”

By
Milanistat
16.07.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Milani dëshiron t’i dhurojë Allegrit një qendërsulmues të ri të nivelit të lartë dhe ëndrra e merkatos së trajnerit Rossoner është e njohur prej të gjithëve: lajmi më i fundit

Midis prioriteteve të merkatos Rossonere këtë verë është sigurisht edhe një qendërsulmues i ri, një sulmues fizik dhe vdekjeprurës përpara portës. Madje, në të vërtetë, mund të themi me siguri se Milani do të bëjë goditjen e tij më të madhe pikërisht në sulm. Për këtë arsye, në radarin e Tares dhe njerëzve të merkatos Milan kanë përfunduar shumë emra, duke përfshirë tundime të ndryshme, sugjerime të bujshme, ide të reja e madje edhe ëndrra të vërteta merkatoje.

Dhe nëse flasim për ëndrra, Allegri ka një emër shumë specifik: Dusan Vlahovic. Serbi është një i preferuar i trajnerit livornez, i cili e pati dëshiruar fort te Juventusi. Tani Max do të donte me po aq forcë ta marrte Vlahovic nën hijen e D’uomo dhe të rikthehej sërish ta stërviste. Kostot e kartonit nuk do të ishin problem (flasim për rreth 20-25 milionë euro në total). Pengesa e vërtetë mbetet paga e sulmuesit klas 2000. një vlerësim të situatës në rrjetet e tij sociale ka bërë eksperti i njohur i merkatos, Alfredo Pedullà.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Vlahovic-Milan, një temë e nxehtë merkatoje

Në X, gazetari ka nënvizuar se: “Vlahovic-Milan do të ishte përsa i përket qëndrueshmërisë së kartonin (në pritje për të kuptuar pagën…) zgjidhja më logjike. Pothuajse 40 ditë më parë kanë nisur kontaktet e para midis qendërsulmuesit dhe Allegrit. Ka pasur edhe të tjera (kohët e fundit…). Po presim të kuptojmë dinamikën e mundshme.” Pastaj, në një video në kanalin e tij YouTube, Pedullà ka dhënë edhe më shumë detaje: “A ka patur ndonjë grindje midis Allegri dhe Vlahovic te Juve? Në thelb, jo, ka patur vetëm një keqkuptim. Por kujtojmë se ishte ai që e kërkoi Vlahovic te Juventusi. Çdo ditë që kalon shkon kundër mbajtësit të kartonit të lojtarit i cili nuk mund ta shesë dot. Dhe mund t’ju them se Milani dhe Allegri kanë vazhduar t’i mbajnë gjallë kontakt me Vlahovic. Ka edhe emra të tjerë, por kushtojnë. Për Boniface ka interes, por kushton 50 milionë”.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”
Goncalo Ramos dhe jo vetëm: dy goditje nga PSG. Çfarë po ndodh këto momente në casa Milan? | Lajmet e orës së fundit
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?