Është gati të martohet me projektin Rossoner: ka refuzuar tashmë disa propozime. I është premtuar Djallit. Ja çfarë po ndodh aktualisht në casa Milan
Nuk është akoma prioritet, por Milani bomberin e madh do ta marrë më patjetër. Rossonerët janë të vendosur të përforcojnë paketën ofensive duke blerë një qendërsulmuesit më të mirë, që e njeh shumë mirë Serie A dhe që mund të garantojë shumë, shumë gola.
Emri i rrethuar me të kuq, pra, është ai i Dusan Vlahovic. Futbollisti serb është i destinuar të largohet nga Juventusi gjatë ditëve të ardhshme. Nuk duket se ka më vend për një rinovim dhe as ardhja e një drejtuesi të ri, si Comolli, nuk duket se mund të ndryshojë kartat në tavolinë. Vlahovic këtë sezon do të fitojë më shumë se dhjetë milionë euro neto në sezon këtë sezon, duke arritur pothuajse në 12 milionë. Shumë, shumë para që Bianconerët nuk kanë ndërmend t’ia japin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ja se përse, pa një rinovim me një shifër më të ulët, e vetmja zgjidhje është një largimi i menjëhershëm i tij gjatë ditëve të ardhshme. Edhe për këtë arsye, çmimi i kartonit të futbollistit nuk mund të jetë i lartë: një shifër midis 20 dhe 25 milionë euro duket korrekte për lamtumirën nga Juventusi.
Por kush e do Dusan Vlahovic? Për momentin regjistrohen interesime konkret nga klube turke dhe saudite: nuk është sekret që përpara ka bërë Al Hilal i Simone Inzaghit, por edhe Fenerbahce e Jose Mourinhos, të cilët nuk kanë problem t’i garantojnë ish Fiorentinës një kontratë të pasur, me dy shifra.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Vlahovic te Milani, situata aktuale
Po Milani? Massimiliano Allegri dhe Igli Tare e kanë bërë të qartë interesin e tyre për lojtarin. Është ai i përzgjedhuri për të përforcuar Djallin në sulm. Nga bomberat e mëdhenj, në fund të fundit, është ai që ka koston e kartonin më të ulët dhe brenda mundësive të kuqezinjve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Edhe vetë Vlahovic do të preferonte që më mirë të vishte fanellën e Milanit, sesa të largohej nga futbolli që ka rëndësi, duke u transferuar në Turqi apo në Arabinë Saudite. Mirëpo, që Djalli të mund t’ia plotësojë dëshirën, lojtari duhet të vendosë të heqë dorë nga një pjesë e mirë e pagës që përfton aktualisht. Milani nuk mund të shkojë përtej 6-7 milionë eurove neto.
Pengesa, pra, për momentin është vetëm një. Çdo gjë është në duart e Dushan Vlahovic. Do të jetë në dorën e sulmuesit të bëjë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tij. Milani mbetet në pritje (edhe pse jo për shumë), gati për të sulmuar kur të jetë vërtet e mundur.