Humbja kundër Juventusit djeg, dhe jo pak. Sergio Conceicao, i tërbuar dhe i zhgënjyer në fund të big match në Allianz Stadium, foli për një skuadër pak të uritur. Ndaj, në këtë pikë të sezonit nevojitet të bëhet kthesa e madhe: klasifikimi kuqezi qan.
Mjafton të mendosh se Napoli i Antonio Contes, pavarësisht se ka bërë një ndeshje më shumë se ‘Djalli’, është i pari, 19 pikë përpara. Një humnerë poshtëruese për tifozët dhe skuadrën që, me sa duket, më shumë se kaq nuk mund të bëjë. Prandaj, drejtuesit do të duhet t’i japin një dorë trajnerit portugez në këtë seancë të merkatos. Flitet shumë për Kyle Walker, i cili tani është afër martesës me projektin kuqezi, pas prishjes me Guardiolën. Mbrojtësi anglez, në moshën 34-vjeçare, do të sjellë të gjithë eksperiencën e tij në një grup që shpesh dhe me dëshirë ka mëkatuar pikërisht nga, mesa duket, eksperienca e pakët.
Në çdo rast, jo vetëm në janar, por edhe dhe mbi të gjitha nga qershori, do të duhet të bëhet përpjekje për të forcuar një tjetër repart, i cili që tani ka shfaqur limitime shumë shqetësuese. Bëhet fjalë për sulmin, ku alternimi i Leaos dhe paraqitjet e ndrydhura të Moratës dhe Abraham po shtyjnë drejtuesit milanistë të kërkojnë më shumë se një lojtar të talentuar për të ndërruar marshin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në këtë drejtim, mes shumë ideve të analizuara nga Moncada dhe Ibrahimovic, një në veçanti mund të marrë kuotë dhe të bëjë të lumtur tifozët kuqezi. Sytë në Serie A, ku një supertalent mund të bëhet së shpejti ylli i ri i Milanit.
Milan, gjuetia për sulmuesin: ja emri i ri
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Është një pistë, që në realitet tani për tani është thjesht një sugjerim intrigues, që i bën drejtuesit e klubit të rrugës Aldo Rossi të mendojnë për një nga xhevahirët protagonistë me fanellën e Bolonjës. Me pak fjalë, Milani mund të përpiqet të marrë Santiago Castro.
Një sulmues i ri, vetëm 20 vjeç, i cili tashmë po bën shumë mirë në Serie A, me fanellën e felsinenjve. Nga ana tjetër, drejtuesit emilianë e kanë blerë për 13 milionë– pikërisht një vit më parë – duke e bindur Velezin që ta linte të largohej që në janar. Castro tani është një nga sulmuesit më të kompletuar dhe befasues në Serie A, aq sa deri tani ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 7 asiste fituese në 27 paraqitje të përgjithshme midis kampionatit dhe kupave.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një pistë pra që mund të nxehet, duke i mundësuar Milanit të përpiqet ta marrë klasin 2004, të lindur Buenos Aires dhe që sot është shumë mirë i ambientuar në futbollin italian. Kontrata e Castros me Bologna-n është firmosur deri më 30 qershor 2028 dhe – për momentin – vlera e tij është rreth 25 milionë euro. Të shohim si do të përfundojë.