Bomba e merkatos dimërore: Milan i mbyll dyert nostalgjisë, por prapaskenat ndezin zjarrin e merkatos!

Të gjitha zërat “bombë” që po qarkullojnë për merkato – Milano që frenon nostalgjinë dhe kërkon rifreskim, por pa vend për spektakël të madh këtyre anëve

Milanistat
3 Min Read

Klubi i Milanit mesa duket se i ka hedhur poshtë versionet më të fundit që lidhin rikthimin e Thiago Silvës dhe marrjes së Robert Lewandowskit, si një lëvizje të forte të merkatos rossonere të janarit.

Mirëpo lajmi i ri vjen si një goditje për ata që ëndërronin histori, por nuk është fundi i rrëfimit të merkatos rossonere.

Thiago Silva: Legjenda që nuk do rivishet kuqezi

Në një ekskluzive, janë kolegët e MilanistiChannel që kanë zbuluar tregon se Thiago Silva nuk do të largohet nga Fluminense, edhe pse emri i tij është përmendur fuqishëm si objektiv.

Agenti i tij, Paulo Tonietto, deklaron qartë: brazilianët konsideron mbrojtësin si element të domosdoshëm dhe nuk janë të gatshëm ta lenë të lire për të bërë një rikthim nostalgjik te Milani.

Kjo do të thotë që ideja e një rikthimi nuk është në planet afatshkurtëra të klubit dhe zërat për të kanë humbur fuqinë e tyre – të paktën për momentin.

Lewandowski: një pistë që “ngroh” kot

Po ashtu, sipas kolegëve, edhe pista që lidh Lewandowskin me Milanin nuk po ndez aspak.

Në mediat janë shkruar shumë oferta dhe spekulime, por për momentin asnjë prej tyre nuk është reale dhe nga zyrat e klubit të rrugës Aldo Rossi nuk vjen asnjë sinjal verifikimi konkret që e bën transferimin e polakut realistik në dritaren e merkatos së riparimeve dimërore.

Pra, ideja e një “super sulmuesi te Milan” në janar me Lewandowskin mbetet – për momentin – vetëm një hipotezë pa baza të forta.

Çfarë po përgatit në të vërtetë Milani?

Nëse nuk do të ketë rikthim legjendarësh, atëherë çfarë synon Milani këtë merkato janari?

Nga kolegët matanë detit flitet për një qasje më pragmatike: prioritet janë futbollistët më të rinj dhe lojtarët që mund të japin densitet në mbrojtje.

Klubi nuk po heq dorë nga përforcimet, por nuk do t’i mbajë nevoja dhe nostalgji të bëhen prioritet kryesor.

Mes realitetit dhe iluzionit

Ky rrëfim i merkatos Milan është si një film me dy skena: në skenën e parë, tifozët që ëndërrojnë rikthime legjendare si Silva dhe Lewandowski.

Por në skenën e dytë, drejtuesit kuqezinj dhe stafi teknik janë më realistë dhe preferojnë të ndërtojnë më shumë sesa të mbështillen me nostalgji. Kjo nuk do të thotë që Milani po dorëzohet – thjesht po zgjedh të luajë mirë kartat e veta, jo kartat e kujtimeve.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente