Trajneri ideal? Ekspert dhe njohës i Serie A
Gjithashtu Costacurta ka trajtuar edhe çështjen e pankinës, duke shpresuar për ardhjen e një trajneri që ta njeh mirë kampionatin italian. Nuk ka përjashtuar emra të huaj, por ka ritheksuar se për t’u integruar shpejt duhet eksperiencë e drejtpërdrejtë në futbollin italian. Ka bërë edhe një referencë karshi Massimiliano Allegrit, duke e quajtur atë të përsosur për skuadrën organikën aktuale dhe një garanci për t’u rikthyer menjëherë në top katërshe. Sidoqoftë, pranoi se preferon një profil më “lozonjar”, të aftë për të rikthyer entuziazmin përmes lojës proaktive. Sipas tij, futbolli i bukur është në ADN-në e Milanit dhe pas ulje-ngritjeve të kohëve të fundit do të ishte koha e duhur për ta rigjetur.