MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Bayern Munich do Leaon: Milani fikson çmimin
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Bayern Munich do Leaon: Milani fikson çmimin

By
Milanistat
24.05.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Milani është gati ta mbyllë këtë sezon të dështuar me ndeshjen kundër Monzës, që zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin San Siro. Ndeshja do të zhvillohet në një mjedis surreal: Curva Sud ka deklaruar se do të jetë e pranishme vetëm për 15 minutat e para të ndeshjes (në të cilat, imagjinojmë, nuk do të ketë brohoritje lëvduese për klubin) e më pas do ta lërë sektorin e saj plotësisht bosh në shenjë proteste. Ndërkohë që edhe Casa Milan do të shënjestrohet po ashtu nga pakënaqësia e tifozëve: në orën 17:00 do të ketë një procesion nën selinë e klubit të rrugës Aldo Rossi për të demonstruar gjithë zemërimin e akumuluar gjatë këtij viti vërtet të ndërlikuar. Megjithatë, klubi ka në dorë për të bërë vetëm një gjë dhe duhet ta bëjë: të përveshë mëngët dhe të bëjë një punë të mirë gjatë verës.

Shitjet e mundshme

Duke parë kualifikimin e dështuar në Champions League për sezonin e ardhshëm, ka të ngjarë që Milani të duhet të shesë të paktën një nga xhevahiret e tij për të financuar merkaton në hyrje dhe për të shmangur mbylljen e bilancit me një deficit të konsiderueshëm. Manchester City është gati të bëjë gjithçka për të blerë Tijjani Reijnders: holandezi kohët e fundit e ka rinovuar kontratën e tij me Djallin, por nëse do të vinte një ofertë prej 70 milionësh, klubi do ta vlerësonte me shumë seriozisht. Edhe e ardhmja e Theo Hernandez dhe Mike Maignan mbetet në pikëpyetje: rinovimi i kontratës së tyre nuk ka mbërritur ende dhe të dy mund të largohen nga Milanello gjatë verës në mungesë të një kontrate të re me kuqezinjtë. Shumë punë për të bërë për Igli Taren: ndërkohë, nga vijnë zëra edhe mga Gjermania që mund të ndezin akoma më shumë ambjentin rossonero.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Bayerni do Leaon

Siç zbulohet nga kolegu, gazetari i Sky Sport Deutschland, Florian Plattenburg, Bayern Munich po e monitoron nga afër me shumë kujdes situatën e Rafael Leao-s. Portugezi ka një marrëveshje afatgjatë me Milanin dhe një klauzolë çliruese prej 175 milionë euro, por edhe këtë vit ai i ka zhgënjyer pritshmëritë dhe nuk duket më absolutisht i pashitshëm. Klubi bavarez ka vendosur kontakte me babanë e tij, Antonio dhe Jorge Mendes, agjent shumë afër me numrin dhjetë të Rossonerëve. Megjithatë, për ta rrëmbyer Leaon nga Milani, do të duhet një ofertë prej të paktën 90-100 milionë euro: kampionët e Gjermanisë po e vlerësojnë, por mund të ndryshojnë objektiv edhe për te Mitoma i Brightonit për arsye ekonomike (45 milionë për ta marrë nga Premier League). Situata po monitorohet, por nuk ka ende asnjë ofertë konkrete.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”
Goncalo Ramos dhe jo vetëm: dy goditje nga PSG. Çfarë po ndodh këto momente në casa Milan? | Lajmet e orës së fundit
TAGGED:AC MilanAldo RossiBayern MunichBrightoncasa MilanChampions LeagueCurva SudFlorian PlattenburgGjermaniaIgli TareJorge MendesManchester CityMike MaignanMilanelloMitomaMonzaPremier LeagueRafael LeaoSan Siro StadiumSky Sport DeutschlandTheo HernandezTijjani Reijnders
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?