Vera 2024 po rezulton të jetë veçanërisht e mbushur plot ngjarje për Milanin. Pas dështimit me Joshua Zirkzee, kuqezinjtë e shohin veten sërish duke u përballur me nevojën për të gjetur një sulmues të rëndësishëm që të mund të jetë trashëgimtari i Olivier Giroud. Mesa duket zgjedhja ka rënë mbi Alvaro Morata, një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të futbollit. Por ky vendim ngre shumë shqetësime dhe dyshime te tifozët dhe specialistët e fushës.
Joshua Zirkzee, djaloshi premtues holandez, u zhduk nga listat e drejtuesve të Milanit më shpejt se sa hyri. Tani, është emri i Alvaro Moratas në krye të listës së dëshirave kuqezi. Por, të bësh all-in mbi të mund të rezultojë një veprim i rrezikshëm, veçanërisht po të kihet parasysh fakti që në rast se futbollisti spanjoll refuzimi, nuk duket se ka ndonjë alternativë të gatshme.
Milani e ka traditë mbështetjen te lojtarët me përvojë, me besueshmëri, e të sprovuar. Pas ardhjes së Olivier Giroud, i cili u tregua një blerje e mirë, zgjedhja për t’u përqëndruar mbi Moratën duket se ndjek të njëjtën vijë logjike. Morata, me përvojën e tij ndërkombëtare, si dhe me të kaluarën në Serie A, përfaqëson një garanci në shumë aspekte. Megjithatë, është e drejtë të pyesim nëse ai mjafton për ambiciet e një klubi si Milani?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Giroud dhe Morata kanë disa karakteristika të përbashkëta: të dy janë sulmues fizikë, me një prani të mirë në zonën e penalltisë dhe me një numër të mirë golash sezonalë. Stili i tyre i lojës mund të integrohet mirë me sistemin e Paulo Fonsekës, por ekziston edhe rreziku që të jetë një zgjedhje shumë konservatore.
Ardhja e Moratës mund të shihet si një tentativë për të “fshehur” dështimin në aferën Zirkzee. Nëse Morata do të rezultonte i suksesshëm, drejtuesit e milanistë mund të pretendonin lehtësisht sa sa e mirë ishte strategjia e tyre. E megjithatë, nëse sulmuesi spanjoll nuk i përmbush pritshmëritë, kritikat mund të jenë të ashpra.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Të vësh bast për Moratën pa pasur një plan B mund të jetë e rrezikshme. Merkato është e paparashikueshme e, nëse Morata do të refuzonte, Milani mund të gjendej pa një sulmues cilësor disa javë para fillimit të sezonit. Kjo mungesë në planifikim mund t’i ekspozojë drejtuesit kah kritikave të ashpra dhe ta shtjerë ekipin në telashe.
Milani e gjen veten në një udhëkryq vendimtar. Basti për Alvaro Moratën është një bast që mund të sjellë kënaqësi ose zhgënjime të mëdha. Historia na mëson se bastet e futbollit mund të jenë shumë të rrezikshme, por edhe shumë shpërblyese. Shpresa e tifozëve është që zgjedhja për t’u fokusuar te Morata do të jetë e suksesshme, duke i çuar kuqezinjtë drejt sukseseve të reja. Sidoqoftë, është e qartë se drejtuesit do të duhet të bëjnë llogaritë me përgjegjësitë e tyre, pavarësisht nga rezultati i negociatave. Shpresojmë të festohet. Nëse gjërat shkojnë keq, do të jenë ata që do të përballen me pasojat.