Bartesaghi boom: nga Milan Futuro, titullar te Milani i Allegrit!

Nuk është më vetëm një premtim i të ardhmes. I ardhur në verë për të marrë trashëgiminë e rëndë të Theo Hernández, djaoshi i rritur në Milan Futuro, u imponua papritur si zot i ri i krahut të majtë të kuqezinjve. Një ngritje e shpejtë, e zhvilluar mes eksperiencës, guximit dhe besimit të madh të Massimiliano Allegrit

Milanistat
2 Min Read

Davide Bartesaghi nuk është më një emër i panjohur – ai është fenomeni i ri i krahut të majtë të Milanit. Me dëmtimin e Pervis Estupiñan, mbrojtësi i ri i rritur në Milan Futuro mori shansin e jetës dhe nuk e la pas dore, duke u bërë titullari i padiskutueshëm i kuqezinjve. Një ngjitje e shpejtë dhe spektakolare që po tërheq të gjithë vëmendjen e tifozëve dhe mediave.

Rruga e shkëlqimit të Bartesaghi

Sipas La Gazzetta dello Sport, Bartesaghi është një nga zbulimet më të ndritshme të këtij sezoni. Pas një viti sfidues në Serie C me Milan Futuro, ku përjetoi rënien në D, klasi 2005 e shfrytëzoi atë eksperiencë për të forcuar karakterin dhe teknikat e lojës. Minuta të vërteta, duele të forta me lojtarë me përvojë dhe sfida reale me futbollin e madh – një shkollë perfekte për një talent në ngjitje.

Allegri e vuri re që ditën e parë në Milanello: disiplinë, shpejtësi dhe personalitet. Kur Estupiñan u dëmtua me kombëtaren e Ekuadorit në tetor, trajneri nuk ngurroi: “Tani fusha është e jotja Davide, trego kush je!” Dhe milanisti i ri nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë e trajnerit livornez.

Kirovski: “Një shembull për të rinjtë”

Jovan Kirovski, përgjegjës i projektit Under 23, ka lavdëruar rrugëtimin e Bartesaghi:
“Jemi shumë të lumtur për Daviden. Me Milan Futuro vitin e kaluar, ai mësuar të kapërcejë pengesat dhe të përballet me lojtarë me përvojë. E falënderojmë për atë që po transmeton tek të rinjtë: është një shembull i përulësisë dhe personalitetit.”

Bartesaghi, fytyra e re e Milanit

Nga një rezervë e panjohur, sot Bartesaghi është një titullar i bindshëm. Sulmon, mbron, vrapon dhe nuk ndjen presionin e trashëgimisë së Theo Hernández. Ky i riu po tregon se talenti dhe punë e palodhur mund të ndryshojnë gjithçka.

Milan tashmë yllin e tij të ri: erdhi nga e Ardhmja, por po shkëlqen në Tashmen.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente