MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Banzuzi, sot, për mesfushën. Kastro, nesër, për sulmin. Fitorja ndaj Gironës dhe Milani në Tetëshen më të Mirë! Forca çuna!
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Banzuzi, sot, për mesfushën. Kastro, nesër, për sulmin. Fitorja ndaj Gironës dhe Milani në Tetëshen më të Mirë! Forca çuna!

By
Milanistat
22.01.2025
6 Min Read
Share
SHARE

Nuk e di nëse frigoriferi është bosh apo plot, për të vazhduar metaforën e Sergio Conceicao-s, kur ai përsëriti se lojtarët e Milanit duhet të tregojnë epshin e tyre në çdo minutë të lojës dhe në të gjitha ndeshjet. Por për një gjë jam i sigurt: Youssouf Fofana dhe Tiijani Reijnders nuk e dinë nëse frigoriferi është bosh apo plot, sepse nuk kanë fuqi të arrijnë frigoriferin!!!!

Insistoj në këtë pikë.

Nuk mund ta pranoj që askush nuk sheh. Dy mesfushorët janë të lodhur, pafundësisht të lodhur. Më lejoni të mos jem dakord me Conceicaon, i cili, megjithatë, është i sigurt se të gjithë lojtarët nuk ndihen të lodhur. Por, mesfushori francez nuk ka munguar në asnjë ndeshje që prej 31 gushtit, ndeshja kundër Lacios. Ndaj Gironës do të arrijë në 28 ndeshje rradhazi. Prej disa javësh, rreth minutës së 70-të, ndizet llampa e kuqe. Nuk është më i kthjellët, siç dëshmohet edhe nga golat kundër Cagliarit dhe Juventusit, të cilët fatkeqësisht e panë si një protagonist negativ. Sidoqoftë, është krejtësisht i pafajshëm, sepse po jep gjithçka që mund të prodhojë motori i tij i tejfryrë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Mirëpo, mesa duket drejtuesit e Milanit nuk po e mendojnë ende mundësinë e një përforcimi në mesfushë, për t’i dhënë një frymëmarrje të thellë me oksigjen francezit të gjorë dhe shokut të tij të vështirësive, Reijnders. Nuk e kuptoj arsyen se përse Bennacer nuk i ka karakteristikat e Fofana. Musah nuk është funksional në një mesfushë me dy lojtarë, ashtu si vetë Loftus Cheek.

Për Warren Bondo, i cili edhe është sot në luftë me një dëmtim të vogël, Milani, për shembull, nuk e bëri kurrë një lëvizje edhe pse dukej se mund t’i pëlqente Conceicaos dhe Moncadës.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ndaj sugjeroj një emër pak të njohur, por jo prej operatorëve të merkatos. Është një djalosh klas 2005, 191 cm i gjatë, i cili luan në Leuven në Belgjikë. Quhet EZECHIEL BANZUZI, ka origjinë kongoleze por pasaportë holandeze. Kushton rreth 5 milionë. Me pak fjalë, i ka të gjitha karakteristikat e lojtarëve të preferuar nga drejtuesit kuqezinj si mosha, kostoja dhe perspektiva. Por kujdes, sepse janë shumë klube evropiane që po e ndjekin. Monaco po e monitoron prej disa kohësh. Milani mund të sigurojë kështu një kampion të ardhshëm, duke mposhtur konkurrencën, përpara se çmimi të rritet dhe ai të hyjë në listën e gjatë të lojtarëve që kanë ikur prej duarsh. Duhet vullnet dhe guxim!

Merkato në hyrje sheh ardhjen e Kyle Walker dhe ndoshta edhe atë të Joao Felix, i dëshiruar shumë nga vetë Conceicao. Portugezi do të ishte një kompletim i shkëlqyer i merkatos, duke pasur parasysh klasin dhe talentin e tij, edhe pse sot duket se nuk e mbush dot boshllëkun e qendërsulmuesit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Harrimi i Torinos është imperativi kategorik në prag të ndeshjes më të rëndësishme, bashkë me atë të Zagrebit, të këtij janari. Rrugëtimi në Champions League ka qenë i respektueshëm, pas dy humbjeve kundër skuadrës më të fortë në Evropë sot, Liverpoolit, dhe një Bayer Leverkusen, shumë të fortë për skuadrën e re të Fonsecës në shtator. Më pas katër fitore, të cilat e vendosën Milanin në një pozicion ideal. Mungojnë dy fitoret ndaj Gironas dhe Dinamos së Zagrebit, por rezultatet e mbrëmjes së të martës parathonë që Milani, nëse fiton në San Siro, tashmë të jetë NDËR TETE MË TË MIRË.

Nuk dua të flas për një sukses, sepse NE JEMI MILAN dhe duhet të jemi aty: gjithmonë në elitën e Evropës, duke shpresuar që në fushatat e ardhshme të përforcimeve të shohin Moncadën dhe Ibrahimovic të marrin lojtarë me vlerë të lartë. Me shpresën mbi të gjitha se do të plotësohet edhe boshllëku i përjetshëm i këtyre viteve: një qendërsulmues i ri që të mund të jetë pika referuese për sulmin e viteve të ardhshme.

Sugjerova një emër për mesfushën. I kam idetë e qarta edhe për bomberin e ardhshëm. Është aty, duke na parë, 200 km larg Milanos. Është aty tek demonstron nuhatjen e tij për golin, me fizikun e tij, me grintën e tij: SANTIAGO CASTRO, qendërsulmues i Bolonjës. Kushton 25 milionë. Çmimi, ashtu siç do Milani, që e ka treguar gjatë gjithë këtëyre seancave të fundit të merkatos. Dhe nëse do të duhej ndonjë milion më shumë, atëherë… forca… nuk janë KOSTO… janë INVESTIME. Një koncept që në Casa Milan po hasin tmerrësisht për ta përtypur!!!

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:BanzuziBayer LeverkusenBelgjikeCagliaricasa MilanCastroChampions LeagueDinamo ZagrabEvropaEZECHIEL BANZUZIGironaIbrahimovicIsmael BennacerJoao FelixJuventusKyle WalkerLazioLeuvenLiverpoolLoftus CheekMilanMonacoMoncadaMusahSan SiroSantiago CastroSergio ConceicaoTiijani ReijndersTorinoWarren BondoYoussouf FofanaZagreb
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?