MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Askush s’i ka kërkuar falje Pulisiç. Në Romë u pa një nga arësyet pse akuzohet Pioli. Revolucioni Cardinale, Ibra dhe Furlani
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Askush s’i ka kërkuar falje Pulisiç. Në Romë u pa një nga arësyet pse akuzohet Pioli. Revolucioni Cardinale, Ibra dhe Furlani

By
Milanistat
04.03.2024
6 Min Read
Share
SHARE

Kanë kaluar tre ditë nga Lazio-Milan dhe askush anëve të biancocelestëve ende nuk i ka kërkuar falje Christian Pulisic për fyerjet e marra në rrjetet sociale, disa prej të cilave deri në kërcënime me vdekje. Një grusht ‘luanësh’ me tastierë, burrecësh të vegjël që po ta hasnin në rrugë sulmuesin milanist, do t’i bëheshin ferrë për t’i kërkuar një foto për ta vendosur në Instagram dhe për t’ua përcjellë miqve të tyre. Megjithatë, askush nuk flet për këtë, apo jo Lotito? Tashmë ditë më pas, është vërtet e vështirë për t’u besuar se askush nuk i ka treguar presidentit të Lazios atë që ndodhi rreth Chris, për të kërkuar falje? Mesa duket jo, për ta është shumë më e rëndësishme të vazhdojnë të flasin për katastrofat e Di Bellos (objektivisht një arbitër i padenjë për disa lloje ndeshjesh) sesa të fitojnë pikë morale ndaj një lojtari.

Nevojiten më shumë Christian Pulisiçë dhe më pak hipokritë. E kam shkruar në profilin tim social dhe e përsëris edhe këtu. Disa njerëz të pështirë erdhën edhe tek unë duke më thënë: “Ue, po të kishte ndodhur me Milanin, do kishe hedhur veten në erë”. Por, Milanit i ka ndodhur, në Salerno, me Tomorin të shtrirë përtokë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar. I shtrirë sa gjatë e gjërë, shumë i qartë në nivel vizual, më shumë se kontakti mes Bennacer dhe Castellanos. E megjithatë Candreva kaloi përpara dhe Maignan bëri një goditje anësore me të presë, duke shënuar një gol që më pas rezultoi të ishte vendimtar për rezultatin final 2-2. E pavarësisht kësaj, nuk u panë gjithë këto bythecësh që u vërejtën të premten mbrëma. Pulisiç bëri mirë, është koha t’i jepet fund këtij të ashtuquajturi Fair Play të rremë midis lojtarësh, të cilët tallin atributet me njëri-tjetrin. Kundër Atalantës, me një lojtar bergamask në tokë, Leao ndërpreu një kundërsulm duke e nxjerrë topin jashtë, por tani ka ardhur momenti t’i jepet fund. Le të arbitrat ata që të vendosin nëse një aksion duhet të ndalë apo jo, ashtu siç, ndër të tjera, parashikohet edhe nga rregullorja e ndeshjes së futbollit. Jemi të lodhur duke parë skena si ato të Holmit apo simuluesve të tjerë, të cilët fillimisht bëjnë sikur kanë rënë përtokë nga ndonjë goditje vdekjeprurëse e pastaj ngrihen menjëherë në këmbë, me më shpejtësi se Lazari. Por gjëja më e bukur është se e gjithë bota Milan është rreshtuar krah Pulisiçit, duke e bërë të ndjehet i mbrojtur dhe i mbështetur. Chris, ti nuk je i vetëm, populli milanist është me ty.

Të gjitha këto situata, e mbi të gjitha goli në fund të ndeshjes i Okafor dhanë një dorë për të larguar mjergullën e ndeshjes që Milani zhvilloi në Olimpico, për nga pikëpamja teknike. Një performancë shumë e dobët përsa i përket qasjes dhe zbatimit të planit të ndeshjes. Lazio, me mendje te Bajernin, e vuri poshtë në lojë dhe në rrezikshmëri Milanin, i cili në pjesën e parë krijoi vetëm një aksion të denjë për tu quajtur i tillë (me Pulisic). Edhe në epërsi numerike, skuadra u tregua e shpërqëndruar dhe Immobilen që për pak sa nuk shënoi një gol i cili do të na kishte pasur shijen e hidhur të zhgënjimit. Ndaj dhe pyetja që lind është shumë e thjeshtë: si mund të kalojmë testin ndaj Atalantës me atë që pamë në Olimpico për nga pikëpamja cilësore?

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Këto dyzime dhe këto up and down, ulje-ngritje të vazhdueshme të paraqitjes kolektive janë një nga pikat që nuk luajnë në favor të Stefano Piolit kur të vijë momenti në të cilin, në fund të sezonit, do të shënjohet vija fatale e vlerësimit përfundimtar. Sepse Milanit, si në këtë sezon ashtu si edhe në të kaluarin, i ka munguar vazhdimësia dhe ajo ndjenjë e të qenit një skuadër solide, i cili mund të zbresë në fushë dhe të të përballet me kundërshtarin vetëm për të fituar.

Prej javësh lexohet dhe pëshpëritet se si mund të ndryshojë Milani, edhe në dhomat e kontrollit, veçanërisht pas fjalëve të Cardinale për Financial Times. Vëmendja është përqëndruar kryesisht tek figura e Zlatan Ibrahimoviç, që është njeriu i Gerryt për anën sportive ashtu siç gëzojnë besimin e pronarit edhe Giorgio Furlani, Geoffrey Moncada dhe Antonio D’Ottavio. Ibra po mëson me shpejtësi javët e fundit, është afër skuadrës ashtu siç janë vënë në dispozicion edhe zonat e tjera të klubit për të bërë gjithçka që nevojitet për të përmirësuar Milanin. Konkretisht, Zlatan është dhe do të jetë një figurë komplementare – me peshën e tij – në zonën sportive, me një marrëdhënie shumë të ngushtë në fushë me Moncada dhe D’Ottavio si dhe me diskutime të përditshme për gjithçka që ka të bëjë me mikrokozmosin e Milanellos, me Furlanin. Do të ketë ndikim në zgjedhjen e lojtarëve dhe në vlerësimin e punës së Piolit, si dhe në zgjedhjen e zëvendësuesit të tij të mundshëm. Me gjithë respektin për ata që bëjnë “tifozllëk” për ndryshime bombastike në strukturë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?