Milani po përgatitet për një revolucion të rëndësishëm midis shtyllave. Mike Maignan, portieri francez klas ’95, duket tashmë se është afër largimit nga klubi Rossoner, me destinacion Londrën, për te Chelsea. Largimi i tij hap skenarë të rinj për portën e Milanit, duke i detyruar krerët e klubit të rrugës Aldo Rossi të vlerësojë me kujdes alternativat të tjera në dispozicion. Madje gjatë orëve të fundit, numri një francez do të kishte avancuar një kërkesë drejt Milanit që mund të ndryshojë në mënyrë domethënëse fatet e merkatos Rossonere.
Emra të njohur në shënjestër
Emra të ndryshëm janë afruar me klubin milanez për të zëvendësuar Maignan. Mes tyre, Mile Svilar i Romës përfaqëson një nga opsionet më të pëlqyeshme nga drejtuesit kuqezinj, ndërsa Vanja Milinkovic-Savić i Torinos duket të jetë zgjidhja më konkrete. Megjithatë, krerët Rossonerë, të drejtuar nga Geoffrey Moncada dhe Igli Tare, po eksplorojnë edhe rrugë të tjera, përfshirë edhe njërën që të çon në Freiburg të Gjermanisë.
Kështu, sipas kolegëve të portalit të mirënjohur Calciomercato, Milani ka filluar kontaktet me agjentët e Noah Atubolu, portierit klas 2002 të Freiburgut. Atubolu, kapiteni i kombëtares gjermane Under-21, ka akumuluar 75 paraqitje me klubin gjerman, duke kontribuar për vendin e pestë në Bundesligë, sezonin e kaluar. Portieri i ri, aktualisht i angazhuar në Evropianin Under-21 vjeç, ka tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve të tjera, mes të cilëve West Ham dhe Bayer Leverkusen. Sidoqoftë, Milani po e monitoron situatën me kujdes, i gatshëm të ndërhyjë nëse lind mundësia për të përfituar një talent të vërtetë e me potencial shumë të madh për të ardhmen.