MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Arrigo Sacchi, e bujshme: “Po do kthehem dhe do të stërvis…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Jo vetëm Milan

Arrigo Sacchi, e bujshme: “Po do kthehem dhe do të stërvis…”

By
Milanistat
17.02.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Njoftimi surprizë i bujshëm i trajnerit legjendë të Milanit të të Pathyeshmëve, për rikthimin shumë të afërt: trajneri surprizon tifozët dhe jo vetëm

Arrigo Sacchi nuk ka sigurisht nevojë për prezantim. Si trajner, me Milanin ai fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar, madje disa herë, por ajo që ka bërë shkon përtej fitimit të trofeve. Sacchi ka shkruar historinë e futbollit me njohuri taktike që më vonë u bënë baza e futbollit modern dhe më gjerë. Trajnerët më të mëdhenj të sotshëm, si Pep Guardiola, janë frymëzuar nga ajo që ai bëri në fund të viteve ’80.

Përveç Milanit dhe kombëtares së Italisë, Sacchi ka drejtuar edhe Atletico Madridin për një periudhë shumë të shkurtër, përpara se ta mbyllte karrierën e tij më 2001 aty ku edhe e filloi, me Parmën. Që nga ai moment, Sacchi nuk ka stërvitur më. Dhe tani, në moshën thuajse 79-vjeçare (të cilën do ta mbushë më 1 prill), është gati të rikthehet në mënyrë sensacionale. Dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ai.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Sacchi sensacional: po kthehet

Trajneri i madh ka folur për agjencianë Adnkronos, ku është shprehur për temat e mëdha të ofruara nga Serie A sot dhe gjatë kësaj bisede bëri edhe njoftimin që i habiti të gjithë dhe që brenda pak minutash bëri xhiron e botës: “Po, po mendoj të rikthehem të stërvis, në Itali apo jashtë saj”. Pra po, Sacchi mund të kthehet në pankinë pothuajse 24 vjet pas paraqitjes së tij të fundit. Por ku? Ofertat mesa duket nuk i mungojnë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Në të njëjtën intervistë, Sacchi bëri të ditur se tashmë ka disa propozime dhe jo vetëm nga Italia: “E dua shumë këtë vend, por kam një të metë: them atë që mendoj ndaj dhe duhet të them edhe atë që mendoj për ne. Më kërkojnë të shkoj në Brazil, Argjentinë, Spanjë e shumë të tjera. Dhe po e mendoj”, ka shtuar Sacchi në përfundim. Me pak fjalë, gjithçka është e vërtetë: në harkun e pak kohëve, do të mund ta shohim të madhin Arrigo përsëri në stol. Dhe kjo sigurisht që do të ishte mirë për futbollin në tërësi.

Milanista, dëgjoni Thiago Silvën: “Kam menduar gjithë kohën për Milanin, tifozët do të jenë të lumtur…”
Arrigo Sacchi, akuza e madhe për Cardinalen dhe të gjithë krerët e klubit
Nga tradhtia te një falje të mundshme? Çfarë mund të ndodhë me Gigio Donnarummën nëser fiton Champions League
Ish milanisti i përgënjeshtron të gjithë: Mashtrojnë, ja prioriteti im!
Tonali, rikthehet protagonist në merkato. E pabesueshme: rikthimi i tij në mund të ndodhë kështu
TAGGED:AdnkronosArgjentinëArrigo SacchiAtletico MadridBrazilfutbolli modernItaliaMilanParmaPep GuardiolaSerie ASpanjë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Merkato Milan

Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?