Një pasdite për t’u harruar, ajo e Empolit, për skuadrën arbitrare të drejtuar nga z. Luca Pairetto i seksionit Nichelino. Gjyqtari, ndihmësit dhe kolegët e tij në VAR kuptuan vërtetë shumë pak nga ndeshja, duke bërë gabime njëra pas tjetrës e duke na dhënë një paraqitje vërtet shumë të dobët. Në rubrikat e sotme, kolegët e të përditshmes sportive Gazzetta dello Sport nuk bëjnë asnjë lëshim dhe kritikon ashpër veprimet e arbitrit piemontez, me titullin: “Shumë gabime. Pairetto nuk e pati kurrë ndeshjen në dorë”.
Shumë, shumë episode të diskutueshme. Për kolegët e rozës, është e drejtë që loja të vazhdonte pas kontaktit të ndodhur në fillim të ndeshjes nga Abraham. Shumë më pak mbi kontaktin Cacace-Walker: “situatë ‘portokalli’, por një gabim i qartë që nuk u dha të paktën as një e verdhë”. Mbi kartonin e kuq të Tomorit, për kartonin e dytë të verdhë: “Dyshohet për një pozicion jashtë loje që VAR-i nuk mund ta zbulojë pasi paralajmërimi nuk është pjesë e protokollit dhe për rrjedhojë kartoni nuk mund të hiqet”. Pastaj vepron mirë në rastin Gimenez-Marianucci.
Nota 4: “Gabime teknike të vogla dhe të mëdha, pak kontroll mbi ndeshje. E rëndë mosdhënia e kartonit të verdhë për Cacace dhe mosparja e reagimit të Marianuccit“.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>