MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Aramco – Milan, prapaskenat e blerjes së Milanit nga arabët: çfarë po ndodh në të vërtetë në Casa Milan?
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Aramco – Milan, prapaskenat e blerjes së Milanit nga arabët: çfarë po ndodh në të vërtetë në Casa Milan?

By
Milanistat
03.07.2025
8 Min Read
Share
SHARE

Arabi-Milan? Prej më shumë se një viti po flitet për një interes të gjigandit të naftës Aramco, për blerjen e Milanit të Red Bird dhe pastaj Maldini…

Vazhdojnë me forcë dhe me këmbëngulje zërat për prapaskena pas prapaskena, për operacione të mundshme dhe jo të mundshme dhe për dëshirën nga ana e shumë tifozëve për të parë shitjen e Milanit nga pronarët aktualë.

Aktualisht pronar i Milanitështë Gerry Cardinale: ja marrëveshja me Elliott

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Po flitet prej më shumë se një viti për një shitje të mundshme nga ana e Gerry Cardinales pavarësisht faktit se pronari aktual i Milanit, në muajin dhjetor 2024, ka dashur të rifinancohë huanë me Elliot, duke e shtyrë vendor loan (pagesën e plotë të kredisë së shitësit) për deri në korrik 2028, por edhe duke ulur kuotën e kapitalit (nga 659 në 489 milionë euro) që do të duhet t’i rikthehen fondit të ish-pronarëve Rossonerë. Në fakt, Gerry Cardinale, në operacionin e 20 dhjetorit 2024, ka paguar 170 milionë euro si provë vullnetit për të mbyllur huanë me Elliott. Për të mos folur për investimet e vazhdueshme që bëhen në brendi të Milanit.

Nuk po flasim për merkato apo lojtarë të blerë, por për prona. Prona si Milanello, si terrenet në San Donato, të blera pa asnjë lloj kredie. Gerry Cardinale dhe Red Bird kanë shpenzuar 40 milionë euro për mundësinë e ndërtimit të stadiumit të ri të Milanit në San Donato dhe jo vetëm… Shpenzimet kanë vazhduar me bonifikimin, rrethimin e zonës, rendering-rikonstruksionin, studimet dhe projektet. Natyrisht, këto nuk i marrim parasysh sepse krahasuar me dy shifrat e tjera të listuara janë qindarka.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Por, është një konsideratë që duhet bërë. Fillimisht Elliott, e më pas Red Bird janë fonde dhe nga eksperienca, fondet herët a vonë do të shesin. Por ajo që duhet të sqarojmë, megjithatë, siç edhe ka dashur të lerë të nënkuptojë edhe pronësua aktuale e Milanit, është se një shitje e mundshme mund të ndodhë vetëm kur të gjitha projektet që Gerry Cardinale ka në mendje të jenë përfunduar. Projekte si psh., Stadiumi. Para ndërtimit të shtëpisë së re Rossonere, është thuajse e pamundur që të shohesh prej tij të shesë klubin.

Kërkimi për investitorë, Red Bird dhe udhëtimet e Furlanit në Dubai

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milani, kërkimin e investitorëve dhe udhëtimet e vazhdueshme në Dubai, nga CEO Giorgio Furlani dhe të tjerë, nuk i ka mohuar kurrë, ndaj dhe për këtë arsye një grimcë të të vërtete sigurisht që ka. Por vëmendje, ka një grimcë të vërtetë, jo që një fond fshihet nën tavolinë…

Sidoqoftë, investitorët mund të shërbejnë për aktivitete të brendshme dhe të jashtme të klubit dhe nuk duhet të jenë me patjetër investitorë që duhet të blejnë një përqindje të Milanit. Ky hap nuk është i qartë për shumë tifozë dhe është e drejtë ta theksojmë, sepse bën gjithë diferencën e botës. Aktivitetet e brendshme të AC Milan mund të jenë (por janë këto shembuj): ndërtimi i stadiumit, ndërtimi i selive së reja nëpër botë, partnershipe me sponsorë, etj. etj…

Kur do kuptohet se sa shumë ndryshim ka midis blerjes së aksioneve të Milanit me investime te Milani? Madje, aksionet e shumicës?

Aramco, arabët dhe AC Milan: pse flitet për një ndryshim pronësie dhe pse nuk bindin

Gjatë muajve të fundit, nëse gjatë vitit të fundit, Milani ka qenë në qendër të spekulimeve të shumta në lidhje me një ndryshim të mundshëm pronësie që do të përfshinte Saudi Aramco’, gjigantin saudit të naftës. Këto zëra kanë nxitur diskutime të pafundta midis tifozëve, medias dhe analistëve, por e rëndësishme është të sqarohet se: për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që i mbështet këto zëra.

Atëherë përse po flitet për Aramco dhe Milanin? Interesi saudit për futbollin evropian

Arabia Saudite, përmes fondit të saj sovran PIF (Fondi i Investimeve Publike), ka treguar një interes në rritje për futbollin evropian. Pas blerjes së Newcastle United dhe përfshirjes nëpër evente sportive të profilit të lartë, siç është Superkupa Italiane në Riad, flitet për plane të ardhshme investimesh dhe do të ishte e palogjikshme të mendohej se këto kanë pushuar me pronësinë e PSG, City dhe Newcastle (ndër klubet kryesore).

Emri i Aramco, i kontrolluar pjesërisht nga PIF, është shoqëruar shpesh me investime të mundshme nëpër klube prestigjioze. AC Milan, me historinë e tij të lavdishme dhe markën globale që ka, përbën një objektiv tërheqës për kë kërkon të hyjnë në futbollin evropian dhe prova është interesi nga Arabia Saudite për Milanin. Konfirmimi i fundit vjen pikërisht nga Superkupa.

Lajmet mbi udhëtimet, takimet, prezencat dhe pushimet në Arabinë Saudite…

Spekulimet, sepse me këto kemi të bëjmë, u intensifikuan veçanërisht në mars 2025, kur CEO i Milanit, Giorgio Furlani, u pa në Dubai për takime strategjike me partnerët e Milanit dhe sponsorët e rinj të mundshëm.

Gjatë së njëjtës periudhë të udhëtimit të punës të Furlanit, në Dubai ishte i panishëm, për pushime, duke parë edhe storiet e tij në rrjetet sociale, Paolo Maldini, ish-kapiten dhe drejtuesi i Milanit. Këtu fillojnë hamendësimet, interpretimet dhe fluturimet e bujshme të fantazisë…

Milan-Cardinale-Red Bird dhe Aramco: Çfarë zbuloi La Repubblica

Nëpër artikuj të ndryshëm të botuar nga janari 2024 deri në nëntor 2024, e përditshmja e madhe gjeneraliste italiane “La Repubblica” konfirmoi se duket se ka interes nga qeveria arabe për blerjen e Milanit, por ndërkohë ishte Milani që përgënjeshtroi çdo lajm të tillë.

“A.C. Milan është ndër kompanitë që Ministria e Investimeve të Riadit, në një dokument zyrtar, i kualifikon si “investitorë potencialë në Mbretëri”, pa specifikuar se ku do të konsistonte partnershipi. Te Milani përgënjeshtrojnë: s’na rezulton asgjë”.

Aramco-Milan: një strategji marketingu dhe vizibiliteti?

Lajmet rreth Aramco-s mund të jenë shtuar nga strategji marketingu apo interesat mediatike. Lidhja e një gjigandi si Aramco me një klub ikonik si Milani gjeneron vëmendje dhe diskutime, veçanërisht në një kohë kur Serie A po përpiqet të tërheqë kapital të huaj.

Pavarësisht entuziazmit të tifozëve të gjeneruar nga këto lajme, që lidhin Aramco-n me AC Milan duket sikur janë të pabaza.

RedBird Capital e ka përgënjeshtruar më 2024 lajmin se po kërkon investitorë të rinj apo se dëshiron të heqë dorë nga kontrolli i Milanit.

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?