MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Allegri sot ka vetëm 6 titullarë dhe koha po shtrëngon. Kean ‘Po’, Immobile ‘Jo’, faleminderit. Çështjet e Theo dhe Leao. Tani të gjitha fajet i ka Curva Sud? Botërori i Klubeve
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Allegri sot ka vetëm 6 titullarë dhe koha po shtrëngon. Kean ‘Po’, Immobile ‘Jo’, faleminderit. Çështjet e Theo dhe Leao. Tani të gjitha fajet i ka Curva Sud? Botërori i Klubeve

By
Milanistat
20.06.2025
6 Min Read
Share
SHARE

Mbrëmjen e 6 korrikut, Milani do të takohet në Milanello për grumbullimin para-sezonal dhe më 7 korrik, ata do të nisë punën në fushë. Për momentin, pa Reijnders dhe me një seri huazimesh të rikthyera. Merkato është në zhvillim e sipër, si rrjedhojë edhe organika dhe veçanërisht formacioni titullar. Si gjithmonë, rrëmuja e emrave të afruar me klubin Rossoner është e pafundtë, ashtu si dhe lista e transferimeve të mëdha. Shtëpia Lego-ve duhet çmontuar dhe rimontuar pothuajse tërësisht. Është si të ngarkosh lavatriçen me të gjitha këmishat dhe në fund të larjes, të veshësh atë me më pak rrudhje, në narracionin gazetaresk të përditshëm. Jemi të gjithë të bindur se Tare dhe Allegri, duke punuar së bashku, po ndjekin shtigje dhe linja preçize, edhe pse ka problematika jo të parëndësishme në kohë dhe mbi parametrat financiarë.

Mirëpo, koha po mbaron. Më 17 gusht, Rossonerët do të debutojnë në Kupën e Italisë kundër Barit dhe më 24 në kampionat kundër Cremoneses. Sot për sot, titullarë të sigurt janë Maignan, Gabbia, Pavlovic, Fofana, Pulisic, Gimenez. Të vetmit që nuk janë në merkato apo, si në rastin e portierit, që e kanë shmangur atë. Pastaj është Modric, patjetër, në pritje të zyrtarizimit. Jo se klubet e tjera janë shumë më përpara se ne në merkato, por është e qartë se meqenëse konkurrentët rreshtohen në 7 vetndet përpara nesh, të paktën ata kanë më pak për të modifikuar. Aq më pak për të revolucionarizuar.

Unë Theon do ta mbaja: prej 5 vjetësh, kërkojmë më kot rezervën e tij, e lëre më të gjejnë një titullar si ai, tani. Besoj se mund të kapërcejë shumë dobësi karakteriale me një giudë të përshtatshme: Tare dhe Allegri mund të jenë. Ridhënia e besimit dhe e qetësisë mund ta rikthejë në nivele të larta performance, por e kuptoj se është pak vonë dhe se shumë tifozë nuk janë më në anën e tij. Në një anketë në faqen e internetit milancommunity.com, rezultati ndaj pyetjes “A do ta shisnit Theo Hernandez?”  është shumë domethënës: me përgjigje “Po, por për shumë para”, u përgjigjën 14.58%, thjesht me “Po” u përgjigjën 25%. Ndërsa 64.42% votuan “Jo, kurrë”. Pra, më pak se gjysma e tifozëve do të donin ta hiqnin qafe, ndërsa unë bëj pjesë te 64.42%. Ashtu si edhe për Leaon, të cilin e konsideroj lojtarin më të mirë të Milanit me pikat e tij të forta dhe të dobëta, por për Rafën çështja e merkatos është shumë më ndryshe.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ndërkohë që në portal janë edhe 3 anketa të tjera: “Kë do të dëshironit si qendërsulmues?” (Kean 28.95%, Vlahovic 23.68%, Camarda 21.5%, Immobile… 0.0% dhe të tjerë 26.2%); “A do të ndërtojnë Tare dhe Allegri një skuadër konkurruese?” (Varet nga pronësia 65.84%, “Po” 35.48%, Nuk e di 6.45%, “Jo” 3.23%).

Pyetja e fundit është paksa provokuese: “A po e ndiqni Botërorin e Klubeve?”. Votat “Jo” janë dërrmuese, 78.79%. Pak, 18.8%. “Po” ishte mbërthyer në 3.03%. Nuk mendoj se shkaku është vetëm snobizmi apo mungesa e Milanit, të cilën tifozët e Interit po ua hedhin në fytyrë këtë verë pa titull. Mungesa e Milanit dhe klubeve të tjerë prestigjiozë, por mbi të gjitha e shumë yjeve, prania e skuadrave të nivelit shumë të ulët, kohët dhe metodat si dhe periudha midis kampionateve të mëdha evropiane, e kanë ulur atë në një Botëror të vockël. Një çmenduri që fizikisht dhe mendërisht do t’u kushtojë shtrenjtë sezonin e ardhshëm atyre që po e luajnë tani, me euro dollarë, a çfarëdo qofshin.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Janë dhënë dënimet për disa të pandehur në hetimin e Prokurorisë ndaj Curva Sud. Gjithmonë kam menduar dhe vazhdoj të mendoj se në çdo komunitet – qoftë spital apo kishë, kompani apo supermarket, shkollë apo RSA, një redaksi… – pjesa më e madhe janë njerëz të mirë, po ka edhe nga ata më pak të tillë. Nga njohuritë personale e di se në Curva ka një vend të rregullt për baballarë familjesh, djem dhe vajza të shëndetshëm, grupe miqsh dhe njerëz të mirë. Por, në varësi të erës, është e leverdisshme (edhe për median) që herë t’i lavdërojë e herë të shpifë ata. Nuk mendoj se është e drejtë të paguajnë të gjithë për disa, po i referohem për shembull kufizimeve të vendosura si ai i koreografisë në finalen e Kupës së Italisë: nuk ndodh kështu kur dënohet dikush në një kishë, në një kompani, në një supermarket, në një shkollë, në një RSA, në një redaksi. Nuk paguajnë të gjithë për disa.

Jam një që beson fuqimisht se në këtë epokë të luhatshme, ku luftëra të përgjakshme shpërthejnë çdo ditë e në çdo gjerësi gjeografike, shumica dërrmuese e njerëzve do të donin të jetonin në paqe në këtë planet.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

*Opinionet e shprehura në këtë hapësirë nuk janë domosdoshmërisht qëndrimet e redaksisë

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?