Massimiliano Allegri është rikthyer te Milan me një ide të qartë dhe determinante: të risjellë Scudetton në Milano. Trajneri toskan ka firmosur një kontratë dyvjeçare prej 5 milionë euro në sezon, me opsion për vitin e tretë dhe të katërt. Por ajo që habit është mungesa e bonuseve të lidhura me kualifikimin për në Champions League. Një zgjedhje e fortë kjo, që konfirmon se sa shumë vëmendja përqendrohet ekskluzivisht në objektivin maksimal të Serie A. Për Allegrin, rikthimi në pankinë nuk do të thotë vetëm t’ia rinisë nga e para: do të thotë të përfundosh një rrugëtim të nisur që më 2010-ën, kur pikërisht me Rossonerët ai fitoi titullin Kampion i Italisë.
Zero bonus për Champions: një mesazh i qartë
Vendimi për të mos futur stimuj ekonomikë për një klasifikim të Milanit për në Evropë është një mesazh i qartë, i drejtuar jo vetëm ambjentit por edhe lojtarëve të tij. Allegri nuk dëshiron një renditje të thjeshtë në klasifikim: ai do që të fitojë. Dhe e bën duke filluar nga kampionati, i vetmi test i vërtetë për një Milan që dëshiron të rikthehet në dominim të Serie A. Ndërsa Champions League, edhe pse është një objektiv i rëndësishëm, kalon në plan të dytë karshi dëshirës për të rikthyer trengjyrëshin në bufenë e trofeve. Është një sinjal që ushqen ambicien e klubit dhe ngre nivelin e pritshmërive: Milani nuk do të kënaqet më.
Një mentalitet fitues për një Milan ambicioz
Kjo qasje kontraktuale konfirmon mentalitetin fitues të Allegrit, i cili synon direkt objektivin e madh. Nuk bëhet fjalë vetëm për rikthime romantike apo projekte teknike, por për një mision preçiz: ta rikthejë Milanin aty ku meriton të jetë. Pas vitesh ulje-ngritje, klubi ia ka besuar drejtimin një trajneri me eksperiencë dhe të determinuar, gati ta përcjellë ambicien e tij në të gjithë ambjentin. Scudetto nuk është vetëm një objektiv sportiv, por një simbol rilindjeje për një klub që dëshiron të rikthehet të jetë protagonist.