Allegri: “Objektivi i parë është kualifikimi në Champions League, pastaj…”

E PLOTË - Allegri day, konferenca e plotë në Casa Milan. Çfarë tha trajneri i ri i Milanit, Allegri, gjatë gjatë prezantimit të tij të parë zyrtar

Milanistat
15 Min Read

Allegri: “Jam i kënaqur të jem këtu para jush, fillojmë sot këtë aventurë ku do të përpiqemi të marrim kënaqësi të madhe.

Data e njoftimit zyrtar të mbërritjes suaj te Milani është 30 maji. Gjatë kësaj periudhe, a e keni përthithur atë determinim, intensitet dhe kompaktësi që tradicionalisht janë atmosferat në të cilat punon më mirë?

Allegri: “Që kur kam ardhur, kemi filluar të punojmë së bashku, me drejtorin dhe me të gjithë komponentët e klubit. Sepse kjo, për të marrë rezultate, është themelore. Me të gjithë anëtarët e klubit, ndajmë të gjitha dinamikat. Sot, fillon kjo aventurë fantastike dhe jam shumë i lumtur dhe entuziast”. Kthehem te Milani dhe gjej shumë njerëz që kisha lënë dhe të tjerë të rinj, të cilët janë një stimul i madh”.

Kur të thirrën, objektivi dhe fitorja e skudetos?; Emocionet mbi rikthimin te Milani.

Allegri: “Pesa është një numër fati, sepse ka lindur vajza ime dhe më ka dhënë dy nipër e mbesa. Në këto pesëmbëdhjetë vjet nuk kam fituar më shumë se Milani. Kam patur fat, duke kujtuar Berlusconin dhe Gallianin, të punoja katër vjet te Milani dhe të fitoja një skudeto. Pastaj, shkova te Juventusi dhe shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar njerëzit që më mbështetën çdo ditë, presidentin Andrea Agnelli dhe John Elkann. Unë përpiqem t’i vë lojtarët në kushtet për të dhënë rezultate të rëndësishme, por në vend të parë vendos klubin i cili duhet të jetë një bllok i vetëm. Besoj se skuadra e Milanit është një skuadër shumë e mirë, ngadalë po filloj t’i njoh dhe ka lojtarë me vlerë. Gjëja e rëndësishme është të arrijmë më 31 gusht në kushtet më të mira. Gjashtë muajt e parë janë të rëndësishëm për të arritur në mars në kushtet më të mira, ku vendoset sezoni. Ndërkohë, kemi ndeshjen e Kupës së Italisë më 17 gusht, nga aty pastaj do të fillojmë”.

Në fund të sezonit, do të ishit të kënaqur nëse…

Allegri: “Mos të fillojmë të themi në fund të sezonit nëse dhe jo. Duhet filluar sezoni me entuziazëm të madh, prej të gjithëve, me pasion të madh në punë, ndjenjë përgjegjësie dhe determinim. Domethënë, për të qenë në mars në kushtet më të mira për të arritur objektivat e fund vitit. Objektivi i parë është rikthimi në Champions. Pra, në mars, duhet të jemi në ato pozicione”.

Çfarë shpjegimi të është dhënë për vendin e tetë të Milanit? Çfarë mund të japë Allegri më shumë?

Allegri: “Futbolli është i vështirë. Ka një shembull banal, Spezia luajti playoff-et me një lojtar të vetëm ndryshe nga viti i kaluar që luajti playout-et. Ajo që ndodhi vitin e kaluar nuk më takon mua ta them dhe, mbi të gjitha, nuk jam në gjendje ta them sepse është çështje mosrespekti pasi isha jashtë dhe kam parë vetëm disa ndeshje. Sot, fillon një sezon i ri dhe duhet të përqendrohemi mbi këtë. Vitin e kaluar, Milani fitoi një trofe dhe arriti në finalen e Kupës së Italisë dhe bëri mirë në ndeshjet teke. Këtë vit, varet nga unë t’i bëj lojtarët të performojnë në mënyrën më të mirë, për të arritur rezultatet më të mira. Sepse kur je te Milani duhet të synosh maksimumin dhe për ta bërë këtë duhet të kesh përkushtim të madh në punë ditë pas dite. Mbi të gjitha, kampionati nuk është një ndeshje e vetme, duhet të udhëtosh me një shpejtësi marramendëse”.

Klubi të ka kërkuar Scudetton? Sa corto muso – hundshkurtër do të jetë Milani juaj?

Allegri: “Duhet të përpiqemi ta rikthejmë Milanin në Evropë, sidomos në Champions. Mund të arrijmë vetëm me punë të përditshme përmes përmirësimit të secilit individ, i pari jam unë, për këtë jam shumë i bindur”.

Për zgjedhjen e Milanit.

Allegri: “Milanin e dua shumë, sepse është klubi që më ka dhuruar Scudetton time të parë”. Pastaj, kur mora telefonatën nga Tare dhe Furlani, i takova menjëherë dhe brenda një ore vendosa që ta fillonim këtë aventurë së bashku. Pra, jam shumë i lumtur dhe entuziast për këtë zgjedhje që bëra”.

Nga çfarë sigurie duhet të rifillojë ky Milan dhe mendimi i tij për Vlahovic.

Allegri: “Sa i përket merkatos, drejtori Tare, bashkë me klubin, monitoron tregun dhe ndajmë mundësitë e ndryshme që ka. Sa i përket largimeve, ato janë dakorduar me klubin. Sot kam 25 lojtarë dhe jam i kënaqur me ta, ndër të tjera, tre duhet të mbeten jashtë stërvitjes sepse më shumë se 20 lojtarë në lëvizje nuk mund t’i bëj të luajnë. Besoj, pastaj, se gjërat duhet të bëhen ngadalë, për të qenë gati për ndeshjen e datës 17 të Kupës së Italisë”.

Keni në mendje një rrugëtim të ngjashme me atë të Napolit vitin e kaluar?

Allegri: “Gjëja që mund të them është se kur punon te Milani, të gjithë duhet të kenë ambicien për të marrë rezultate maksimale. Nëse jemi mirë në mars, të jemi në pozicionet më të rëndësishme të kampionat, do ta luajmë në mënyrën më të mirë sezonin. Në këtë moment, nuk është as e dobishme të thuhet ‘do ta fitojmë kampionatin’. Gjëja më e rëndësishme është të jemi profesionistë dhe konkretë, të marrim rezultate përmes punës dhe përgjegjësive që të gjithë duhet të kenë brenda klubit”.

Do shkohet me 4-3-3?

Allegri: “Të fillojmë duke vënë dhjetë, pastaj të shohim se si do t’i vendosim. (qesh, red)”.

Për Maignanin kapiten dhe Leaon zëvendës.

Allegri: “Jam shumë i kënaqur me zgjedhjen e Maignan për të qëndruar. Mike është një nga portierët më të mirë në Evropë, klubi u tregua i zoti që e bindi për të qëndruar. Leao është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe me siguri do të ketë një sezon të madhe këtë vit”.

Për Modric.

Allegri: “Para së gjithash, të presim që të vijë. Si mesfushorë kemi atë, Riccin dhe Loftus, i cili sipas mendimit tim është një lojtar shumë i rëndësishëm. Pastaj kemi Musah, Bondo dhe Fofanan, lojtarë të mirë. Mendoj se në mesfushë do të luajmë me tre lojtarë, pastaj, varësisht nga karakteristikat e lojtarëve, do të përpiqem t’i vendos në fushë që të performojnë sa më mirë të jetë e mundur dhe shpresoj t’ia arrij”.

Për klubin.

Allegri: “Për sa ka ndodhur deri një muaj më parë, nuk di gjë. Unë gjeta një kompani ku ka qartësi në role. Ardhja e Tares është një vlerë e shtuar, e rëndësishme është që të gjithë të shkojmë në të njëjtin drejtim. Sepse, të gjithë ata që punojnë për të mirën e Milanit, duhet të jenë një bllok i vetëm për t’i bërë lojtarët të japin më të mirën e tyre dhe për të fituar…”.

I ka takuar pronarët?

Allegri: “I kam takyar, ishte një drekë e këndshme”.

Një mesazh për tifozët.

Allegri: “Gjëja më e rëndësishme është të punohet mirë, ditë pas dite, për të rifituar respektin e tifozëve dhe të atyre që punojnë te Milan dhe të punohet mirë e me përgjegjësi si dhe të përpiqemi të arrijmë rezultate, është ajo që ka më shumë rëndësi në futboll. Tifozët do të duhet të na ndihmojnë sepse kemi nevojë për ta”.

Për Vlahovic.

Allegri: “Është një djalosh i jashtëzakonshëm, të cilin e pashë të vinte i ri nga Fiorentina”.

Për qendërsulmuesin e ri.

Allegri: “Nuk jam adhurues i statistikave, por prej disa shifrave nuk mund të shpëtosh. Në 15/16 kampionatet e fundit, e ka fituar kampionatin vetëm një herë një skuadër që nuk kishte mbrojtjen më të mirë. Dhe ai ishte viti i Sarrit te Juventusi”.

Për Leaon.

Allegri: “Zakonisht vitet më të rëndësishme të një lojtari janë midis 26 dhe 30 vjeç. Mendoj se ka të gjitha kushtet për të bërë mirë”.

Sa ka ndryshuar Max Allegri në këto vite?

Allegri: “Kam ndryshuar shumë, por kjo është normale. Them se të rinjtë nuk janë më shumë apo më pak të mirë se më të vjetrit, është çështje përvoje. Pra, krahasuar me Milanin tim të parë, unë jam krejtësisht ndryshe. Edhe sepse në katër vitet te Milani, të cilat më mësuan shumë dhe në tetë vitet te Juve mësova po aq shumë. Këto eksperienca e kanë rritur pasurinë time të përvojës. Pastaj, siç u them lojtarëve, gjithmonë duhet të duash që të përmirësohesh”.

Çfarë duhet të bëhet fjala Scudetto?

Allegri: “Të gjithë duhet të kemi ambicien për të marrë rezultatet maksimale. Kampionati, pastaj, nuk gënjen dhe çdo të diel duhet të luash për tre pikët. Për këtë mund të flitet përsëri në mars. Deri atëherë, duhet ndërtuar gjithçka për dy muajt e fundit.

Për Ibrahimovic.

Allegri: “Nuk e kam parë ende, por kemi folur. Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, por edhe ai ka filluar një karrierë ndryshe, atë të një menaxheri. Siç ka thënë administratori Giorgio Furlani, është një konsulent i pronësisë. Dhe, mbi të gjitha, duhet të jetë një shembull për profesionalizmin si lojtar, me mentalitet fitues, për të gjithë lojtarët”.

Për Theon.

Allegri: “Ka bërë një zgjedhje ndryshë dhe i uroj fat të mbarë”.

Për aspektin mendor të skuadrës.

Allegri: “Sa më shpejt të bëhemi një ekip, aq më shpejt mund të korrim rezultate. Kam parë disa djem shumë të disponueshëm dhe të vëmendshëm. Kam shumë besim. Unë duhet të marr më të mirën nga ato të vitit të kaluar. Nuk ka nevojë për një revolucion, thjesht duhet të punohet me rregull dhe përgjegjësi. Pastaj, Tare do të ketë mundësinë që deri më 31 gusht t’i shfrytëzojë mundësitë që i nevojiten ekipit”.

Cilave skuadra i frikësoheni më shumë?

Allegri: “Skuadrat që në kampionatit italian janë gjithmonë në krye: Napoli, që është favoriti, Interi, Juventusi, Atalanta, Lazio dhe Roma. Janë gjithmonë shtatë ose më shumë skuadra, kështu që hyrja në katër të parat nuk është absolutisht e lehtë. Ja pse do të jetë e rëndësishme të punohet mirë”.

Për mbrojtjen.

Allegri: “Për merkaton nuk flas, sepse për të kujdeset shumë mirë drejtori. Sa i përket mbrojtësve anësorë, kemi Jimenez dhe Bartesaghin, që është një djalë interesant, do të punojmë me këta. Pastaj, drejtori, do të ketë kohë dhe mënyrën për t’i zgjidhur gjërat. Qendërmbrojtësit, me karakteristika të ndryshme, kanë të gjithë hapësirë ​​të konsiderueshme për përmirësim. Pra, jam i lumtur”.

A është mbërritja te Milan një revansh?

Allegri: “Juventusin mund vetëm ta falënderoj dhe falënderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën në punën time të përditshme. Oferta më e rëndësishme për mua ishte Milani. Milani ka një bukuri të mrekullueshme”.

Ekziston dëshira për të luajtur futbollin me posedim? Ka ndonjë që mund t’ju mposhtë në lojën e goditjeve?

Allegri: “Fatmirësisht për ta, nuk mund të gjuaj më në portë. Kur kemi topin duhet të përpiqemi të sulmojmë mirë dhe të shënojmë gola, kur nuk e kemi duhet të mbrohemi mirë për të shmangur pësimin e golave. Pastaj, ka mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur dhe sulmuar”.

Sa e rëndësishme është alegria që transmeton?

Allegri: “Duhet: të argëtohesh, me vendosmëri, duke fituar. Mendoj se ky është kombinimi që duhet bërë. Bëjmë një punë të mrekullueshme, por duhet ta bëjmë me shumë pasion”.

Për Leaon.

Allegri: “… Si të gjithë të tjerët, me karakteristikat e tij, duhet të përpiqem t’i vendos në kushtet që të bëjnë më të mirën e mundshme”.

Për renditjen e tij vitet e kaluara.

Allegri: “Ajo që mund të them është se sot fillon një sezon i ri, me objektiva për t’u arritur. Sidoqoftë, për të patur rezultate, duhet punuar shumë çdo ditë. Ndeshjet teke, janë të ndryshme nga kampionati”.

Je i lodhur nga reputacioni se luani keq?

Allegri: “Është lojë rolesh, për mua gjëja e rëndësishme është rezultati. Nëse fiton, je djalë i mirë, nëse humb… Kur Ronaldo shënoi gol me roveshatë kundër nesh në Torino, askush nuk e kujton aksionin se nga erdhi, por vetëm gjestin teknik. Futbolli është art. Pastaj, pajtohem plotësisht që është një lojë skuadrë, por duhet ta luash shumë mirë teknikisht.

Share This Article
Pa Komente