Milani vjen në transfertën e Udines pas dy fitoreve rradhazi që kanë ringjallur entuziazmin midis tifozëve dhe ambjentit. Rritja e ekipit është e dukshme, por Massimiliano Allegri nuk e ul vigjilencën dhe bën thirrje për përqendrim maksimal.
Në prag të ndeshjes kundër Udineses, trajneri livornez ka folur në konferencë shtypi nga Milanello, duke prezantuar një ndeshje që tashmë e konsideron si një provë vendimtare.
Sfida në Bluenergy Stadium përfaqëson një udhëkryq të rëndësishëm për të parë qëndrueshmërinë e vërtetë të Rossonerëve dhe për të kuptuar nëse ekipi mund të aspirojë vërtet për të qëndruar vazhdimisht në zonat e larta të klasifikimit.
Paralajmëron Allegri: “Nuk mjafton të fitosh dy ndeshje, duhet të ngremë nivelin”
Trajneri ka shpjeguar qartë se rrugëtimi sapo ka filluar dhe se skuadra nuk mund të lejojë shpërqendrime: “Nesër është një test shumë i rëndësishëm, duhet ndezur motorri që në fillim, ndryshe do të dëmtojmë vetveten”.
Allegri më pas theksoi nevojën për të shfrytëzuar sa më mirë nga mundësitë për gol: “Përqindrja realizuese është ende shumë e ulët, duhet të përmirësohemi”.
Zgjedhjet dhe mentaliteti i skuadrës për përballjen me Udinezen
Pavarësisht se nuk mund të ulet në stol për shkak të pezullimit, Allegri i ka transmetuar besim skuadrës: “Kam një grup të përgjegjshëm dhe serioz; do të arrijmë në ndeshje me gjendjen e duhur mendore”.
Trajneri ka emëruar Gabbian si kapitenin e mundshëm dhe ka konfirmuar rëndësinë e lojtarëve si Fofana, nga të cilët pret ndikim më të madh në zonën gol. Objektivi mbetet i qartë: konsolidimi i sigurive mbrojtëse dhe të vazhdohet të mblidhen pikë për të qëndruar në vendet e para.
Transferta në Udine, sipas trajnerit, është një nga katër ndeshjet më të rëndësishme të të gjithë sezonit, një provë që do të masë forcën mendore të Milanit.
Tani, e gjitha çfarë na mbetet është të presim dhe të shohim nëse Milani e ka marrë mesazhin: takohemi nesër mbrëma.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
