Massimiliano Allegri është një nga trajnerët që po afrohet gjjithnjë e më shumë me Milanin në këto javë të fundit, në të cilat po flitet shpesh për të ardhmen e klubit. Dhe në fakt, bazuar në përvojën dhe trofetë e fituar, mund të jetë pikërisht ai zgjedhja më e mirë.
E ka stërvitur edhe më parë Milanin, duke fituar një Scudetto dhe një Superkupë të Italisë, dhe ka fituar shumë edhe në Torino, në stolin e Juventusit. E di mirë se çfarë do të thotë të jesh trajner në një skuadër të madhe dhe të menaxhosh presionin për të arritur rezultate determinante.
Është e vërtetë që skuadrat e stërvitura prej tij nuk luajnë futboll spektakolar, duke qenë se ai vë bast gjithçka mbi prakticitetin, duke u përpjekur të japë një organizim mbrojtës solid e duke u përpjekur të përfitojë sa më shumë nga individët e talentuar që luajnë në repartin sulmues. Është kritikuar shpesh pikërisht për lojën dhe ka nga ata që pyesin nëse është vërtetë i përshtatshëm për projektin teknik kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani, Allegri dhe Tare për t’u ringritur?
Gjatë orëve të fundit ,Giorgio Furlani, ka takuar Igli Taren, për të diskutuar mbi mundësinë që ish Lazios të bëhet drejtori i ri sportiv i kuqezinjve. Sigurisht që është diskutuar edhe se kush do të ishte trajneri i Milanit nëse ish sulmuesi i kombëtares shqiptare do të merrte përsipër rolin e drejtorit sportiv.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për këtë temë ka qenë pikërisht ndërmjetësi Ivan Reggiani, i cili ka folur në TiAmoCalciomercato në kanalin YouTube të portalit calciomercato: “Tare do të shkojë me siguri te Milani. Ka një marrëdhënie miqësore shumë të ngushtë me Ibrahimovic. Bashkë me të, me 70% është e sigurt ardhja e Allegrit, i cili nuk dëshiron të largohet nga Italia”.
Reggiani e jep si të mbaruar zbarkimin e Tares në casa Milan edhe pse burime të tjera thonë se nuk është arritur ende një marrëveshje. Samiti i sotëm me Furlanin ishte pozitiv dhe tani duhet kuptuar se cilat do të jenë lëvizjet e radhës. Ish Lazio është i etur për t’u rikthyer të punojë në botën e futbollit dhe një klub si Milani jep stimuj të mëdhenj.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Tare e di mirë se nuk mund të gabohet në zgjedhjen e trajnerit. Ai i Allegrit është një emër i fortë, mjaftueshëm autoritar për të menaxhuar një grup skuadre si ajo kuqezi, që padyshim do të pësojë disa ndryshime në merkaton e ardhshme. Duhet të ketë disa ndryshime në skuadrën aktuale, edhe pse në Casa Milan ekziston një ndjenjë se potenciali i vërtetë nuk është parë këtë sezon dhe se jo “çdo gjë” duhet hedhur poshtë.