Sido që mund të mendohet, për Massimiliano Allegrin dhe mënyrën e tij të të kuptuarit të futbollit, të aplikuar nëpër skuadrat që ka stërvitur, nuk mund të mos pranohet se flitet për një nga trajnerët më të rëndësishëm të 15 viteve të fundit. Livornezi, si trajner, ka një palmares arritjesh plot respekt, me gjashtë skudete, plus suksese të tjera nga më të ndryshmet, madje për dy herë duke iu afruar edhe fitimit të Champions League.
Sigurisht, sezonet e fundit nuk kanë qenë të lehta për të te Juventusi, kjo edhe për shkak të ngjarjeve totalisht jashtë përgjegjësive të tij. Trevjeçari i dytë biankonero nuk mundi t’i ringjallë lavditë e aventurës së mëparshme, edhe pse trajneri ia arriti të linte gjurmë, me një fitore në Kupën e Italisë, e cila ndërpreu një agjërim tre vjeçar trofeshë për Zonjën e Vjetër.
Juventusi sot është në duart e Thiago Mottës, i cili po përpiqet të bëjë diçka shumë të ndryshe nga ai. Ndërkohë, Allegri, pas një vere të kaluar duke pushuar dhe shkarkuar toksinat e tre viteve mjaft të vështira brenda dhe jashtë fushe, siç dëshmohet nga lamtumira e tij e stuhishme me bianconerët, tani po sheh përreth dhe duket gati për t’u rikthyer në pankinë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Të gjithë rreth tij tregojnë sesi trajneri është i etur për ta riprovuar sërish veten në një stol të rëndësishëm, i vetëdijshëm se ka ende shumë për t’i dhënë futbollit të madh, duke shfrytëzuar maksimalisht përvojën e tij të madhe. Gjatë këtyre javëve të fundit, ai ka qenë afruar edhe me një rikthim te Milani, por për momentin Fonseca e ka blinduar stolin e tij te kuqezinjtë. Sidoqoftë, pista më e akredituar për livornezin mund të jetë një tjetër, sipas zërave.
Manchester United vazhdon ta ketë nën vëzhgim trajnerin e tij Ten Hag. Në dy sezonet e fundit holandezi ka sjellë në shtëpi një League Cup dhe një FA Cup, duke e mbajtur veten në lojë, por këto janë rezultate larg asaj që do të donin drejtuesit e ‘Red Devils’.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Edhe këtë sezon fillimi ka qenë paksa i çalë. Ndjenja është se jemi larg nga një United në gjendje për t’iu rikthyer luftës për të fituar objektiva të mëdha të paktën në të ardhmen e afërt. Kështu, përvoja e Ten Hag mund të mbyllet në fund të sezonit, por edhe më herët. Dhe në këtë rast, Allegri do të ishte shumë i gatshëm të ngjitej në shalë.