Do të jenë dy javë të gjata për tifozët e Milanit, që do të duhet të presin pak kohë për të riparë skuadrën e Massimiliano Allegrit përsëri në fushë.
Është dëshira për futboll që nuk e kishim parë prej kohësh. Vitin e kaluar, pauzat praj kombëtareve shiheshin si një burim ajri të pastër në një rrugëtim ferri, shpesh të shënjuar me humbje.
Ishte një sezon i ndërlikuar ai që përfundoi direkt në arkiv pa asnjë kualifikim për në kompeticionet evropiane.
Sot, me trajnerin livornez në pankinë, era ka ndryshuar plotësisht. Shihet drejt të ardhmes me optimizëm dhe ndeshja e fundit tregon se si ka ndryshuar mentaliteti i skuadrës dhe i tifozëve.
Klasifikimi nuk lë dyshime
Të largoheshe nga Torino me një barazim do të ishte parë si një rezultat shumë i mirë, por zero me zero e javës së shkuar na la me një shije të hidhur në gojë.
Ndeshja mund të fitohej dhe futbollistët e Allegrit e dinë shumë mirë, por bilanci i përgjithshëm deri më nuk mund të jetë veçse pozitiv.
Është klasifikimi që e thotë, me një Milanin në vend të tretë, vetëm dy hapa nga vendi i parë i zënë nga Napoli dhe Roma.
Djalli, pas hapit fals kundër Kremonezes, ka fituar katër ndeshje radhazi, përpara se të barazonte kundër Juventusit. Pastaj ishte edhe kualifikimi në Kupën e Italisë.
Më mirë se Bremer
Dora e Massimiliano Allegrit tashmë po shihet. Në mënyrë të veçantë, ajo që ka përfituar nga puna e trajnerit livornez është në veçanti prapavija.
Dy gola të pësuar nga djemtë e Nicola, pastaj vetëm rrjeta e De Bruyne nga pika e 11 metërshit.
Mbrojtja ka qenë e blinduar: me përjashtim të ndeshjes kundër Kremonezes, Djalli ka qenë praktikisht perfekt.
Kështu, përveç lavdeve për performancat e Luka Modric, Alexis Saelemaekers, Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic, duartrokitjet shkuan edhe për lojtarët prapavijës.
Tomori, Gabbia dhe Pavlovic kanë gjetur një harmoni perfekte, por për ta flitet gjithmonë kaq pak, veçanërisht për italianin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
