MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Allegri dhe Milani që do vijë: mesfusha për t’u ribërë në emër të cilësisë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Allegri dhe Milani që do vijë: mesfusha për t’u ribërë në emër të cilësisë

By
Milanistat
28.06.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Max ia rinis nga mesfusha për t’i rikthyer Milanit identitetin e tij historik: një skuadër që luan futboll. Nuk është vetëm çështje modulesh apo interpretuesish, por filozofie

Watch Video Here

Nuk është thjesht çështje modulesh apo interpretuesish, por filozofie dhe mister Allegri e njeh mirë Adn-në Milan. Gjatë këtyre ditësh merkatoje, më erdhi në mendje intervista e dhënë nga Allegri më 2021, në studiot e Sky. Midis pyetjeve të ndryshme, trajneri livornez pati shpjeguar në mënyrë të thjeshtë por domethënëse filozofitë e ndryshme të Juventusit dhe Milanit, për arritjen e objektivave. Nga njëra anë, Juventusi synon rezultatin, gjithmonë dhe kudo përmes sakrificës dhe punës së palodhur. Nga ana tjetër, Milani, një klub me filozofi krejt të kundërt, synon rezultatin nëpërmjet fitores, duke bindur, me lojë të bukur, sepse është pjesë e Adn së tij.

Por, jo vetëm teknikë…

Max Allegri nëpër intervista të ndryshme, është përpjekur gjithmonë të kujtojë se mjeti kryesor është topi, se nuk mund të varet vetëm nga teknika, duke filluar nga sektorët e të rinjve. Gjithnjë në atë intervistë të 2021-it, ai vuri në dukje edhe një aspekt tjetër themelor, personalitetin. Max, në fakt, solli në kujtesë se sa “e rëndë” është të luash në San Siro dhe se zgjedhja e lojtarëve duhet të shkojë në atë drejtim, teknik, por me personalitet, sepse përherë ia arrin të dalë nga momentet kritike, apo të zgjidhë ndeshjet.

Jo më një Milan vertikal dhe frenetik: tani edhe me mendim

Gjatë viteve të fundit, Milani është përqendruar shpesh në vertikalitetin e lirë, agresivitetin e lartë dhe intensitetin emocional. Por Allegri, besnik ndaj idesë së tij të kontrollit dhe menaxhimit, preferon që topi të vrapojë, ashtu si dhe lojtarët. Për këtë arsye ai dëshiron një mesfushë me gjeometri, në të cilën secili të njohë zonën e tij të ndikimit dhe të dijë si ta bëjë skuadrën të lëvizë pa ngecje. Mister Allegri, gjatë ndeshjes kërkon cilësi në pasime dhe qartësi në momentet kyçe.

Me cilët lojtarë?

Modric sigurisht që është në gjendje t’i plotësojë këto nevoja, po pastaj? Profili i Ardon Jasharit sigurisht që i përgjigjet plotësisht ideve të Allegrit, ashtu si edhe ai i Granit Xhakës, lojtarë të gjeometrisë dhe që e “dëshirojnë” topin në momente të nxehta, si në kohën e Clarence Seedorf.

Nëse Milani arrin të ndërtojë një mesfushë në lartësinë e vizionit të Allegrit, nuk do të jetë vetëm një skuadër më konkurruese: do të jetë një skuadër më i njohëshme. Rikthimi te cilësia si një parim udhëzues mund t’u japë tifozëve atë ndjenjë identiteti që pati humbur gjatë viteve të fundit. Nuk ka të bëjë vetëm me fitoren, por me ta bërë atë në mënyrën që Milani di ta bëjë: duke luajtur futboll.

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Katër vjet më parë bashkoi Milanin: sot Calhanoglu ndan Interin
Cilin Theo Hernandez ka shitur Milani?
Milan, Tare, Allegri dhe merkato nuk mjaftojnë: Gyokeres dhe tifozët
Më së fundi blerja e parë? S’mund të mungone telenovela… Një bomber i ri, po, por në krah të Gimenez. Shqetësuese arratisja e talenteve…
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Merkato Milan | Jashari dhe jo vetëm: “Një goditje prej 50 milionësh!”

Merkato Milan

Merkato Milan – Goditja surprizë, eksperti është i sigurtë: “Ju konfirmoj se…

Merkato Milan

Merkato! Po bëhet gati Milani i ëndrrave: “Ja kush po vjen!”

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Merkato! Po bëhet gati Milani i ëndrrave: “Ja kush po vjen!”

Milanistat
Milanistat
04.07.2025
Merkato Milan | Jashari dhe jo vetëm: “Një goditje prej 50 milionësh!”
Merkato Milan – Goditja surprizë, eksperti është i sigurtë: “Ju konfirmoj se…
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?