Kur Massimiliano Allegri foli për Rafa Leaon dhe performancën e tij kundër Liverpoolit, i vlerësoi lëvizjet dhe sjelljet si qendërsulmues. Një situatë tekniko-taktike që, e vënë brenda një konteksti të caktuar, ka të ngjarë të çlirojë gjithë atë potencial të mbetur që Leao nuk e ka çliruar ende me vijimësi. Të luash kështu në fushë të hapur për të shfrytëzuar aftësitë e tij vrapuese, por edhe aftësinë të finalizimit me ritëm, mund të jetë çelësi taktik fitues dhe vendimtar për ta ngritur portugezin në nivelin tjetër, atë të klasit botëror. Ndoshta brenda këtij 4-2-3-1 dinamik të parë kundër Liverpoolit, me një sulmues e që krijon hapësirë dhe mbush zonën. Stefano Pioli u përpoq, disa vjet më parë, gjatë sezonit në vijim e sipër, ta vendoste Leaon në qendër të sulmit, por stili i lojës i propozuar nuk ishte ai i duhuri. Duke kërkuar në arkivat tona, gjeta disa deklarata të disa ekspertëve të mëdhenj të futbollit, diku rreth shkurtit 2024, ku sugjerohej një evolucion “alla Henry” si rruga për zhvillimin e mëtejshëm të vetë Leaos. Diçka u pa; tani të shohim se çfarë ka në mendje Allegri sapo të mbyllet kjo seancë merkatoje verore.
Dje, Igli Tare ia bëri të ditur të gjithëve se Milani, për Ardon Jasharin, e kishte rritur edhe më shumë ofertën tij dhe tani jemi në një aut-aut përfundimtar. 33.5 milionë plus bonuse të lehta për të arritur në 35 milionë euro pothuajse menjëherë, plus bonuse të mëtejshme që do ta çonin ofertën milaniste në 38 milionë. Një telenovelë pa fund, e bërë nga mikro-lançime nga ana e klubit të rrugës Aldo Rossi, ndaj një Brugge gjithnjë të palëkundur në kërkesën e tij fillestare prej 35 milionë eurosh e pjesës fikse plus bonuse për të arritur në 40 milionë euro dhe përpjekja, me këtë showdown final, për t’i dhënë fund një ndjekjeje të paparë që ka treguar se si metoda e hapave të vegjël, e ndryshimeve të vogla, ndonjëherë mund të jetë më e dëmshme sesa e dobishme, veçanërisht pasi Milani, në fund ka shkuar në vetëm 1.5 milionë euro larg kërkesës fillestare. Një inerci që, nëse do të prishte marrëveshjen, do të ishte vërtet e vështirë për t’u përtypur.
Dusan Vlahoviç, siç kemi shkruar prej javësh tashmë, mbetet emri kryesor për sulmin e Milanit. Me disa kushte të caktuara, por kontaktet midis drejtuesve rossonerë dhe agjentëve të sulmuesit kanë vazhduar. Numri nëntë biankonero duhet të bjerë dakord me Milanin në lidhje me pagën e tij, veçanërisht pasi 12 milionë eurot që Juve duhet t’ia garantojë në vitin e fundit të kontratës së tij nuk pasqyrojnë vlerën e tij aktuale.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>