Mesazhi i Igli Tares: “Fitorja nis nga përkatësia”
Emërimi i Igli Tares si Drejtor i ri Sportiv është një nga lëvizjet më domethënëse në këtë fazë të paqartësisë. Në daljen e tij të parë publike, Tare ka dhënë një sinjal të fortë për drejtimin ku synon të çojë Milanin:
“Përkatësia për mua do të thotë shumë. Futbollistët që vijnë te Milani duhet të kuptojnë peshën e fanellës, peshën e stadiumit, historisë të cilën përfaqësojnë. Nëse ata e kuptojnë, mendoj se kemi arritur fitoren e parë të punës tonë.”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ky mesazh është një reflektim i asaj që tifozët kanë thënë me zë të lartë prej kohësh – Milani ka nevojë për më shumë se emra, ka nevojë për identitet.