Joao Felix vlen 25 milionë euro më shumë se Theo Hernandez, por performanca dhe bilanci nuk e justifikojnë këtë vlerësim
Diferenca që ndan Joao Felix dhe Theo Hernandez është afërsisht 25 milionë euro. Fatmirësisht, po flasim vetëm për para dhe jo për konflikte apo ideologji, siç mund të nënkuptojë ndonjë prej titullit. Një hendek i qartë në çmimin e kartonit, që bëhet domethënës në terma absolutë: praktikisht Joao Felix u pagua dyfishi i asaj që Al-Hilal vlerësoi mbrojtësin francez.
Një analizë e detajuar e situatës ngre disa konsiderata. Kontrata e Theo Hernandez ishte në skadencë më qershor 2026, me vetëm një vit të mbetur në të. Krejt ndryshe situata e Joao Felix, i lidhur me Chelsea, nga një akord që vlen deri në qershor 2030. Për nga këndvështrimi anagrafik, diferenca prej dy vjetësh është minimale dhe e pamjaftueshme për të justifikuar një hendek të tillë në vlerësim. As rendimenti i tij në fushë nuk ndihmon: Felix nuk e ka ka kaluar kurrë dyshifrorin e golave në kampionat që nga sezoni 2018/2019 me Benficën, në atë që ishte edhe debutimi i tij mes profesionistëve. Ndërsa Theo Hernandez, ka një performancë dukshëm më dobët vetëm sezonin e kaluar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kosto në bilanc e Joao Felix dhe Theo Hernandez
Joao Felix është konsideruar unanimisht një dështim: si te Atlético, ku u pagua 127 milionë euro, ashtu edhe te Chelsea, ku kushtoi rreth 52 milionë. Këto numra duhet të na bëjnë të reflektojmë mbi arsyen e vërtetë të vlerësimit ende kaq të lartë për një lojtar që ka zhgënjyer në sezonet e fundit, përfshirë kohën e tij te Milani, që do të thotë një vlerë në bilanc ende shumë i lartë. Në të kundërt, Theo Hernandez ka patur vetëm një sezon nën nivelin e pritur, duke u shfaqur jashtë faze dhe me kufizime të dukshme mbrojtëse, por ai mbetet një lojtar me rendimet përgjithësisht shumë më solid.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Vlera në bilanc bën diferencën: Joao Felix, në momentin e transferimit të te Al-Nassr nga Chelsea, kishte një vlerë bilanci prej afërsisht 35 milionë eurosh (pas amortizimit), ndërsa Theo rezultonte pothuajse tërësisht i amortizuar nga AC Milan, që e pati blerë në verën e vitit 2019.
Ndaj, diferenca mes tyre të jetë tërësisht për shkak të vlerës në bilanc? Ndoshta po, ndoshta jo. Por por të mendosh që Tijjani Reijnders u transferua te Manchester City për 57 milionë euro plus bonuse (deri në një total prej 71 milionë eurosh), llogaritë, për hir të së vërtetës, vështirë të bëhen. Përkundrazi, mund të përkeqësohen edhe më shumë.