MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Agoni e ngadaltë, në vend të Piolit na duhet një siguri. Asnjë nga trajnerët e kërkuar nuk është në lartësinë e Milanit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Agoni e ngadaltë, në vend të Piolit na duhet një siguri. Asnjë nga trajnerët e kërkuar nuk është në lartësinë e Milanit

By
Milanistat
09.05.2024
3 Min Read
Share
SHARE

3 gola të tjerë të pësuar gjatë ndeshjes së fundit, e bëjnë edhe më negativ numrin e golave ​​të pësuar: 42 në 35 ndeshje… e pabesueshme. Që do të thotë se mesatarisht këtë vit Milani e ka nisur çdo ndeshje me minus një gol: në këtë mënyrë është shumë e vështirë të sjellësh në shtëpi rezultate.

Edhe në më të fundit ndeshje pati gabime të rënda individuale: Tomori shkakton një penallti absurde pas 3 minutash lojë e më pas ndikon negativisht edhe në 2 golat e tjerë të Genoas. Kemi folur shpesh për Piolin, tani duhet të përqëndrohemi edhe mbi lojtarët. Anglezi duhet t’i japë vetes një ‘wake up’ të mirë, ashtu si pothuajse të gjithë shokët e skuadrës, edhe për nga shpirti ekipor dhe karakteri. Shikoni, Leao, pasi zëvendësohet, shkon direkt në dhomat e zhveshjes, dukshëm i ofenduar nga zëvendësimi: pikësëpari duhet të shqyrtojë ndërgjegjen e tij dhe të kuptojë se si lojtari më i paguar nuk po bën diferencën, përkundrazi.

Sa i përket Piolit, zëvendësimi Thiaw-Chukwueze për të mbrojtur epërsinë dhjetë minuta përpara mbarimit, me 5 mbrojtës, nuk është diçka që mund të bëhet nga Milani. Fajtor, ndër të tjera, duke larguar nga loja lojtarin më në formë gjatë ndeshjeve të fundit. Pastaj, nuk më pëlqeu edhe një imazh: me rastin e golit të Florenzit, Pioli nuk tregoi as më të voglin gjest (qoftë edhe spontan) festimi apo kënaqësie: a thua edhe ai ndihej viktimë e kushedi se çfarë gjëje. Kanë mbetue vetëm 3 ndeshje për ta mbyllur: duhet të mbahemi fort, të gjithë ne që mbështesim Milanin. Momenti është thuajse agonik. Më pas do kthehet faqe.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Problemi, dhe kjo gjë më çmend, është se të gjithë emrat që qarkullojnë për pankinën kuqezi nuk më duket se janë në nivelin e emrit që do të duhet të përfaqësojnë. Klubi sot duhet të ringrihet nga një siguri me një S të madhe: vërdallë qarkullojnë emra dhe ka disa edhe i kemi thënë tashmë. Por nga një mazhorancë analistësh preferohet të shkohet drejt një tekniku të huaj, pra jashtë Serie A, e bashkë me rreziqet që përfshin një operacion i tillë rrezikon të kthehet në një bast. Pra, rrezikohet të ndikohet vërtet që tani edhe në sezonin e ardhshëm, pas një sezoni vërtetë shumë zhgënjyes. Nëse merr një trajner ekzotik, që di pak për Serie A dhe për Milanin, vitin e ardhshëm mund të ndërtosh çfarëdo që të vijë përpara, të mbledhësh çfarëdo që të vijë përpara, pra çfarë të vijë, por nëse shkon keq atëherë do të bëhet nami dhe pastaj vjen dështimi, që në atë moment, do të jetë e plotë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?