Komunikimi në botën e futbollit është bërë një armë e vërtetë. Dhe kur një klub, si Milani, zgjedh për të mos “blerë konsensus” apo të mbajë qëndrim mbi disa narrativa, rrezikon të bëhet një shënjestër e lehtë. Gjatë këtyre muajve të fundit, në qendër të polemikave janë akuzat që, edhe pse të rëndë, duket se nuk kanë bazë reale. Të përpiqemi të jemi sa më të qartë.
Akuzat mbi drejtuesit: akuza serioze, por pa asnjë provë
Zërat mbi “përfitime ekonomike” të supozuara për disa drejtues, të lidhur me komisione apo favore për agjentët, janë ndër më të rrezikshmet. Bëhet fjalë për aludime jashtëzakonisht të rënda që duhet të provohen – ose të përgënjeshtrohen- në vendin e duhur.
Nuk është nisur kurrë asnjë hetim, sado formal që të ishte.
Asnjë element konkret nuk dalë ndonjëherë, në mbështetje të këtyre zërave.
Fakti që ato qarkullojnë pa paraqitur askush ndonjë ankesë është simptoma e një ambjenti informativ jashtë kontrolli, ku edhe një gënjeshtër e përsëritur mjaftueshëm fillon të duket e besueshme.
Pronari “i fut paratë në xhep”: teoria e komplotit te Milani
Një tjetër akuzë shumë e rëndë është se RedBird apo krerët e tij po “fusin para në xhep” nga Milani në formën e të mirave të ndryshme dhe shërbimeve. Edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me një teori konspiracioni, pa asnjë provë.
Pasqyrat financiare janë publike, të certifikuara nga auditorët.
Transaksionet e palëve të i nënshtrohen verifikimeve ligjore dhe atyre korporative.
Të thuash se një shoqëri menaxhimesh investimesh si RedBird po bën “shopping” me paratë e klubit nuk është vetëm e rreme, por potencialisht shpifje me dashje. Në çdo kontekst biznesi serioz, këto aludime do të çonin në reagime ligjore. Ndërkohë që…

Problemi i vërtetë: Milani që nuk kontrollon komunikimet e tij
E përbashkëta në të gjitha këto situata është një: dobësia komunikuese e klubit, që pëër zgjedhje të tij, nuk do që të marrë pjesë në ato mekanizma, ndonjëherë armiqësore, fëminore dhe jo saktësisht 100% prej shtypi të lirë.
Ka qenë një periudhë në të cilën u përfol për një shtyp në favor të Milanit të Elliott dhe RedBird. Fakt: a ju duket vërtet se Milani ta ketë medien në favor të tij?
Milani, sot, gjithnjë për zgjedhje të tij, nuk dëshiron të optojë për një strategji mediatike agresive, ndryshe nga klubet e tjera që arrijnë ta “pilotojnë” opinionin publik dhe t’i bëjnë kritikat që të heshtin.
Zgjedhja e heshtjes është një formë stili, sigurisht. Por kur mashtrimet shumohen dhe dëmtojnë reputacionin e klubit, ndoshta ka ardhur momenti për të ngritur zërin, ose të paktën të bëhet që të dëgjohet zëri. Sidomos pasi çështjes Boniface, e cila për hir të së vërtetës duhet thënë se u zgjidh nga vetë Victor, i cili u tregua një profesionist i vërtetë.
Nevojitet një ndryshim në komunikim
Milani nuk mund të lejojë t’i lerë fushë të lirë dezinformacionit. Nuk po themi t’i përgjigjet çdo thashethemi, apo zëri, por të mësojë të mbrohet dhe të parandaloje disa lloje të caktuara informacioni. Kjo nuk do të thotë të ‘mbytet’ fjala e lirë, përkundrazi, është krejt e kundërta. Milan duhet të bëhet një makinë shtypi për të mbrojtur markën dhe reputacionin e tij. Kritikat, nëse janë të bazuara, janë të mirëpritura. Por falsitetet duhen denoncuar, demaskuar dhe përgënjeshtruar. Përndryshe, do të vazhdojë të flitet për Milanin, por pothuajse kurrë me vërtetësi.