Milani ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit zviceran nga Club Brugge. Lojtari ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 30, duke u bërë lojtari i 18-të në historinë e Rossonere që ka veshur fanellën me këtë numër
Ardon Jashari është lojtar i ri i Milanit. Klubi Rossoner ka zyrtarizuar mbërritjen e mesfushorit, klas 2002, nga Club Brugge. I talentuar me teknikë, vizion dhe inteligjencë taktike të shkëlqyer, zvicerani përfaqëson një investim në perspektive për Rossonerët, gjithmonë të vëmendshëm ndaj talenteve në zhvillim në skenën evropiane.
Lojtari ka zgjedhur tashmë edhe numrin e fanellës: do të ketë pas shpatullave numrin 30, i cili nuk është ndër numrat e zakonshëm në skuadrën Rossonere, por ka parë disa emra të rëndë ta veshin përgjatë viteve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Jashari zgjedh numrin 30: një fanellë me një histori të veçantë
Me zgjedhjen e tij, Ardon Jashari bëhet lojtari i 18-të i Milanit që vesh fanellën me numrin 30. Bëhet fjalë një fanellë që nuk ka pasur kurrë një “pronar fiks”, por që gjatë kohëve ka gjetur hapësirë mbi shpatulla të rëndësishme, por edhe kurioze.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ja lista e plotë e lojtarëve që kanë mbajur mbi shpatulla numrin 30 në historinë e Milanit, e përditësuar me ardhjen e Jasharit:
- Mattia Liberali (2024/25)
- Mattia Caldara (2023/24)
- Junior Messias (2021/22 – 2022/23)
- Riccardo Tonin (2020/21)
- Marco Storari – Portier (2009/10 – 2016/17 – 2017/18)
- Jherson Vergara (2016/17)
- Flavio Roma – Portier (2010/11 – 2011/12)
- Amantino Mancini (2009/10)
- Daniel Offredi – Portier (2007/08)
- Davide Facchin – Portier (2006/07)
- Harvey Esajas (2004/05)
- Marco Borriello (2002/03)
- Fernando Redondo (2001/02)
- Mattia Graffiedi (1999/00 – 2000/01)
- Domenico Morfeo (1998/99)
- Leonardo (1997/98)
- Christian Ziege (1996/97)
Një numër për t’u nderuar nga Jashari
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Midis atyre që kanë lënë gjurmë të rëndësishme me këtë fanellë janë emra si Fernando Redondo, talenti argjentinas i kufizuar nga dëmtime të shumta; Leonardo, tani drejtues klubi dhe njeriu simbol i shkollës braziliane Rossonere dhe Messias, kampion i Italisë me Milanin e Stefano Piolit.
Shpresa tani është që Ardon Jashari të mund ta nderojë sa më mirë këtë fanellë. Me cilësitë e tij dhe ambjentin e duhur për t’u rritur, talenti zviceran ka gjithçka që duhet për të lënë gjurmën e tij në historinë e ardhshme të Milanit.