Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, gazetarë dhe ekspertë të mirënjohur të merkatos, kanë bërë të ditura zbulimet e tyre më të fundit në X, mbi interesin e fortë të Milanit për Hojlund
Kontakte për Hojlund! Formula dhe vullneti i lojtarit
Këto janë zbulimet e Morettos: “Kontakte të reja edhe gjatë orëve të fundit për Rasmus Hojlund te Milani. Klubi Rossoner po shqyrton një ofertë huazimi me pagë me të drejtën e blerjes nga Manchester United. Klubi anglez është gati ta nxjerrë sulmuesin në merkato, edhe pse sot përparësia e Rasmus Hojlund për momentin është të qëndrojë te United. Situata e merkatos është e hapur dhe në zhvillim e sipër.”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Këto janë zbulimet e Romanos: “Manchester United ka hapur derën në mënyrë përfundimtare për huazimin e Hojlund. Ai këmbëngul të qëndrojë te Red Devils. Milani është në kontakt me agjentët e lojtarit për të avancuar. United dëshiron 6 milionë euro për huazimin dhe që pagën e tij ta mbulojë Milani”.