MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: A ka kuptim shkëmbimi Okafor-Abraham? Long story short, Jo
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

A ka kuptim shkëmbimi Okafor-Abraham? Long story short, Jo

By
Milanistat
03.08.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Nuk është një mister që Milani është në kërkim të një sulmuesi të ri për të vënë në dispozicion të Fonsekës dhe kështu të kompletojë repartin, së bashku me Alvaro Moratën. Ishte përmendur emri i Fullkrug të Borussia Dortmund, por gjermani tani duket se është i destinuar për në West Ham, me Hammers të gatshëm të paguajnë deri në 30 milionë, plus-minus bonuset, për klasin 1993. por profuku që duket se është vërtetë në shënjestër të Milanit është ai i Tammy Abraham, anglezit klas 1997 të Romës, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026.

Një profil që, duke pasur parasysh realizimin dhe vështirësitë e mëdha fizike të viteve të fundit, sigurisht që nuk të ngroh dhe as të intrigon. Mbi të gjitha sepse Roma, e cila po investon shumë në këtë merkato (por ka krasitur po aq shumë) për t’i dhënë De Rossit një ekip konkurrues, po përpiqet dëshpërimisht ta heqë qafe. Ish Chelsea duket se nuk është më në qendër (madje as në anë) të projektit të ri të verdhekuqce, që për sulmin do të përqëndrohet plotësisht tek i porsaardhuri Dovbyk.

Në këtë situatë, Milani ndoshta mund të mendojë ta marrë kushte të favorshme si huazim, ndoshta me të drejtë blerjeje, por të shkosh më tej do të ishte sinqerisht e vështirë për t’u kuptuar. Po flasim për një lojtar (aktualisht i dëmtuar) që praktikisht e ka humbur të gjithë sezonin e kaluar për shkak të dëmtimit të rëndë në gju në qershor 2023: Abraham u rikthye në mars 2024 me rezultate dukshëm të dyshimta. Nuk mund të ishte ndryshe duke pasur parasysh periudhën e gjatë out. Megjithatë, ajo që është edhe më shqetësuese se gjendja fizike është performanca e sulmuesit: në vitin e fundit të luajtur me vijimësi, 22/23, Abraham luajti 54 ndeshje (Serie A, Kupa e Italisë, Europa League), duke shënuar vetëm 9 gola. Praktikisht një sulmues që shënon një gol çdo gjashtë ndeshje.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Prandaj është e vështirë të kuptosh interesin për anglezin, akoma më e vështirë është të gjesh kuptim në një shkëmbim të mundshëm me Noah Okafor, si për nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga ajo ekonomike. Okafor, në sezonin e tij të parë te Milan, duke zbritur pothuajse gjithnjë në fushë si zëvendësues, ka shënuar një gol në një ndeshje e gjysmë në Serie A, të gjithë vendimtar për sa i përket rezultatit. Një djalosh që është integruar mirë në kontekstin kuqezi dhe që ka lënë të kuptohet se ka ende shumë për të dhënë. E vetmja e panjohur edhe në rastin e tij kanë qenë ndalesat fizike të vazhdueshme dhe të bezdisshme.

Le t’i vemë përballë kostot në balancë? Zvicerani peshon pak më pak se 6 milionë (14 milionë çmimi me një pagë bruto pesëvjeçare pak më shumë se 3 milionë), ndërsa Abrahami i kushton Romës 14.4 milionë në vit (40 milionë kartoni me një pagë bruto pesëvjeçare prej rreth 5 milionë). Çfarë kuptimi do të kishte të heqësh qafe një lojtar më të ri, më të talentuar, me perspektivë më të mirë, i cili i peshon pak buxhetit për të shkuar e për të zgjidhur një problem serioz ekonomik të një “rivali”, duke sjellë një lojtar që pikëpyetjen e ka sa një shtëpi, po të të ishim në një vepër të mjeshtrit Kojima? Vështirë për të dhënë një shpjegim.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?