Milan, bast mbi Reijnders për të ardhmen, por sytë edhe nga Premier League
Rendimenti i shkëlqyer i Tijjani Reijnders nuk ka kaluar pa u vënë re, sidomos jashtë Serie A. Në fakt, duket se shumë klube të Premier League po testojnë profilin e holandezit si një blerje të re verore për të përforcuar mesfushat e tyre. Konkretisht, po flasim për Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool. Milani e vlerëson lojtarin në 50 milionë, dhe kontrata e tij deri në vitin 2030 mund t’i dekurajojë negociatat, edhe pse njihet botërisht fuqia ekonomike e klubeve të Premier League…