Po, pra, po. Tijani Reijnders ka arritur Mjellmën e Utrechtit në një statistikë të veçantë: ja për çfarë bëhet fjalë
Nuk është një sekret që Tijani Reijnder dalëngadalë po bëhet forca shtytëse e këtij Milani. Kur Reijnders luan mirë, Milani fiton gjithmonë, por edhe kur Milani fiton, mirë apo keq, Reijnders përfundon gjithnjë në ndonjë statistikë, siç ndodhi edhe në Udine. E teksa në Milanello po përflitet gjithnjë e me zë më të lartë për një ish big të Juventusit në kontakt me kuqezinjtë, na shfaqet një statistikë speciale: Reijnders ka arritur Marco Van Basten.
Reijnders si Van Basten
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Tijjani Reijnders, falë 10 golave të tij, është bërë lojtari i dytë holandez në gjendje të arrijë shifra dopjo me fanellën e Milanit në një sezon të vetëm kampionati, pas Van Basten (i cili, megjithatë, ka arritur ta bëjë pesë sezone rresht: 1988/89, 1989/90, 1990/91, 1991/92 dhe 1992/93). Shifra mbresëlënëse për Reijnders, i cili nuk ka lindur me një projeksion të madh sulmues, por që te Milani ka gjetur dëshirën për të sulmuar, madje shumë. Në fakt, lojtari e sheh shumë të mirë portën dhe është bërë në të gjitha drejtimet një regjizor i avancuar dhe lider teknik i skuadrës. Kur Reijnders lëviz, lëviz edhe sulmi, në përputhje me rrethanat.