Mendjen të djelën në 12:30. Milani kundër Cremoneses. Scudetto është “kujtim i largët”. – 10 pikë larg Interit. Tani objektivi është Champions, “blindimi” i kualifikimit e pastaj mendja te merkato.
Por në San Siro, një javë më parë, ndodhi diçka që nuk ishte në program. Erdhi, Parma, luftoi dhe në pikërisht atëherë kur në qendër të vëmendjes si i “vëzhguar special” ishte Pellegrino, një tjetër emër “vodhi Milanin”.
Nga “blloku” i Moncadës në lista e blerjeve
Bëhet fjalë për Mandela Keita. Belgu klas 2002 nuk është i panjohur për Milanin. Ka kohë që Moncada e mban të rrethuar me të kuqe – në atë “bllokun” sekret ku scoutët kuqezi regjistrojnë talentet. Por ndeshja kundër Parma-s e ktheu atë nga “potencial” në “prioritet”.
Keita “është pëlqyer shumë”. Ka shpërthyer në mesfushë, ka luftuar çdo top, ka treguar personalitet. Dhe për një skuadër që planifikon të “puntellojë” organikun me “rinforca të synuara”, kjo është shenjë e qartë: mesfusha ka nevojë për frymë të re, edhe nëse sot duket “reparti më i kompletuar”.
E ardhmja e pasigurt – largimet që hapin derën
Pse Keita bëhet i rëndësishëm tani? Sepse mesfusha po “zbrazet” në horizont:
- Luka Modric: Milani po përpiqet ta “këndojë” të qëndrojë, por kroati është 39-vjeçar. Rinovimi është “lotari”.
- Youssouf Fofana: Ofertat po vijnë. Klauzola? Ka. Dëshira për të provuar “diçka të re”? Edhe më shumë.
- Ruben Loftus-Cheek: “Giganti i mirë” është plagosur rëndë, por edhe para dëmtimit, interesimi nga Premier League ishte i madh.
- Bondo: Do të kthehet te Parma. Nuk ka vend për të në Milanello.
Rikthehet Comotto, vlerësohet Cisse, por kjo nuk mjafton. Allegri kërkon “forca të freskëta”, “raste të reja”. Dhe Keita është pikërisht kjo.
Milani është “i gatshëm të vlerësojë blerjen” – madje përmes një shkëmbimi. Dhe emri që mund të “kthehet në modë” për Parma-n është pikërisht Bondo, që “nuk do të qëndrojë në kuqezi”.
Është operacion që i konvenon të dyja palëve: Milani merr një mesfushor që ka “provuar” në Serie A, Parma merr një lojtar që njeh mirë. Dhe Keita? Ai merr San Siro-n.
“Stregato” (i magjepsur) – kështu e përshkruan media italiane Milanin e kësaj periudhe. Por magjia e vërtetë mund të jetë në gjetjen e talenteve aty ku të tjerët shikojnë vetëm “ndeshje”. Keita nuk ishte “ylli” i Parma-s në letër. Por në fushë, ai ishte “mbret”.
Dhe për Allegri-n, që po ndërton Milanin e ri, mbretërit janë më të rëndësishëm se princat. 🔴⚫👑🇧🇪
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
