Nga Bundesliga në San Siro. Rikthehet dashuria kuqezi? Milani përgatit goditjen e madhe të merkatos

Nga Gjermania vjen një sinjali i madh: sulmuesi po shpërthen dhe Milani po e vlerëson seriozisht si sulmuesin që mund t’i japë peshë dhe gola skuadrës së Massimiliano Allegrit. Një histori që rihapet, mes klauzolave të kripura, ofertave arabe dhe një mundësie që këtë herë mund të bëhet reale

Milanistat
4 Min Read
milan dortmundi

Marshimi i tij nuk njeh frenim. Me dopietën e fundit ndaj Mainz në Bundesliga, sulmuesi nga Guinea ka arritur kuotën e 11 golave sezonalë, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i Borussia Dortmund.

Guirassy nuk ndalet: gola, pjekuri dhe ambicie

Forma e tij e shkëlqyer po mban skuadrën e drejtuar nga Nuri Sahin të lidhur pas ëndrrës së titullit, vetëm gjashtë pikë larg Bayern Munich kryesues.

I lindur në vitin 1996 dhe pranë 30-vjetorit, Guirassy po jeton kulmin e pjekurisë futbollistike. Fizik i fuqishëm, instinkt para porte dhe aftësi për të vendosur ndeshje të mëdha – profili i tij i përgjigjet identikitit të një “numri 9” modern, pikërisht atij që Milani kërkon prej kohësh.

Një histori e papërfunduar me Milanin

Emri i Serhou Guirassy nuk është i ri për ambientin kuqezi. Në të kaluarën, drejtuesit e Milanit zgjodhën të investonin te Alvaro Morata, ndërsa pista që çonte te sulmuesi guinean u ftoh për arsye ekonomike. Klauzola e largimit, e fiksuar në 70 milionë euro, ishte një mur i pakapërcyeshëm.

Megjithatë, sipas zërave që vijnë nga Gjermania, Milani kishte bërë përpjekje konkrete edhe verën e kaluar. Vetëm vlerësimi i lartë e mbajti Guirassy në Dortmund. Por merkato është një lojë durimi dhe momenti i duhur shpesh bën diferencën.

Çmimi bie, gara hapet: 40-50 milionë për verën 2026

E reja më e madhe lidhet me çmimin e kartonit. Brenda rrethit të klubit gjerman qarkullon bindja se për verën e 2026-s klauzola mund të ulet ndjeshëm, në shifrat 40-50 milionë euro. Një diferencë që ndryshon totalisht panoramën dhe e bën operacionin shumë më të arritshëm për klubet e mëdha europiane.

Pikërisht këtu hyn sërish në skenë Milani. Me Massimiliano Allegri në pankinë dhe me kërkesën për një qendërsulmues të fortë fizikisht, i aftë të garantojë gola dhe prezencë në zonë, Guirassy shihet si profili ideal. Drejtuesit kuqezi po e monitorojnë situatën me kujdes, duke pritur momentin për të lëvizur me vendosmëri.

Arabia Saudite dhe dilema e së ardhmes

Në horizont nuk mungon konkurrenca. Enturazhi i lojtarit ka pasur kontakte me klube të mëdha nga Arabia Saudite, të gatshme të ofrojnë kontrata faraonike. Deri më tani, pengesa kryesore ka qenë qëndrimi i ashpër i Dortmund, por me ndryshimin e kushteve ekonomike, skenari mund të evoluojë.

E ardhmja e Guirassy duket larg Westfalisë. Pyetja është: a do të jetë Milano destinacioni i radhës? Për Milanin, ky do të ishte investimi për të ndërtuar sulmin e së nesërmes, një goditje që i jep Allegrit referencën që kërkon dhe tifozëve një emër që ndez imagjinatën.

Në një merkato ku çdo detaj peshon, Milani duket i gatshëm të rihapë një dosje të vjetër. Guirassy është sërish në radar, këtë herë me kushte më të favorshme. Gola ka, pjekuri ka, tregu po lëviz. Tani mbetet vetëm një pyetje: a do të vijë sulmuesi nga Gjermania për të ndezur San Siron verën e ardhshme?


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article