Merkato Milan, Djalli në sulm për sulmuesin e madh, 30 milionë për “mbretin e asisteve” në Europë, xhevahiri që ndez merkaton e big klubeve

Buxheti 100+ milionë dhe revolucionimi i çdo reparti: drejtuesit kuqezi përgatisin merkaton e madhe për t’i dhënë Massimiliano Allegrit një skuadër prej Championsi – mes emrave të mëdhenj dhe talenteve të rinj, në krye të listës shkëlqen xhvahiri klas 2007 me 14 asiste...

Milanistat
5 Min Read
merkato milan tym e flake

Milani nuk pret bilbilin e fundit të sezonit për të lëvizur. Në zyrat e via Aldo Rossi merkatoja e verës 2026 ka nisur prej kohësh. Objektivi është i qartë: t’i jepet Massimiliano Allegri një skuadër e denjë për Europën, me shpresën e madhe që himni të jetë ai i Champions League. Sepse ky organik, konkurrues për kampionatin, ka nevojë për thellësi, cilësi dhe fantazi për të përballuar tre fronte.

Dimri solli vetëm një ndërhyrje emergjente me Niclas Fullkrug, por vera do të jetë tjetër histori. Drejtuesit kuqezi synojnë një goditje autori. Një emër që të ndezë imagjinatën dhe të rrisë nivelin teknik. Dhe në krye të listës, sipas burimeve të shumta, është një talent që sot konsiderohet “mbreti i asisteve” mes të rinjve në Europë: Konstantinos Karetsas.

Thesari i merkatos: 100 milionë e më shumë për revolucionin

Si do të financohet ofensiva? Llogaritë, pak a shumë, flasin qartë. Rreth 60 milionë euro pritet të vijnë nga lojtarët aktualisht në huazim që do të blihen përfundimisht nga klubet respektive. Shtojmë afro 50 milionë euro nga kualifikimi europian – me shpresën që hyrja në “maxi-Champions” të rrisë më tej të ardhurat. Dhe më pas kapitulli i shitjeve.

Emrat më të përfolur për largim janë Santiago Gimenez (rreth 30 milionë euro), Youssouf Fofana (30 milionë) dhe Pervis Estupinan (10-15 milionë). Një “grusht” i rëndësishëm financiar për të ndërtuar një Milan më të thellë dhe më të fortë.

Në mbrojtje duhen të paktën dy qendërmbrojtës. Mario Gila shihet si operacion i avancuar, ndërsa në listë janë edhe emra si Federico Gatti, Milan Skriniar dhe Kim Min-Jae. Në krahun e majtë kërkohet një profil ideal për 3-5-2 e Allegrit. Në mesfushë, drejtori sportiv Igli Tare mendon për Leon Goretzka si zëvendësues të mundshëm të Fofana, me opsionin Mateo Kovacic në rast se Luka Modric nuk vazhdon.

Në sulm, nëse largohen Gimenez dhe Fullkrug, një fanellë mund të përfundojë te një nga Dusan Vlahovic, Robert Lewandowski, Moise Kean apo Gabriel Jesus, ndërsa tjetra te një profil i ri premtues.

Karetsas, xhevahiri i Genk që ndez imagjinatën

Por goditja që mund të ndryshojë fytyrën e Milanit është Karetsas. 2007-sh, mëngjarash me fantazi të rrallë, aktualisht te KRC Genk. Shifrat flasin vetë: 3 gola dhe 14 asistë në 34 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Europa League. Mund të luajë si anësor i djathtë, trekuartist apo sulmues i dytë. Kreativ, i guximshëm, me vizion loje që të kujton futbollistët e mëdhenj të së ardhmes.

Në idetë e klubit, ai do të ishte alternativa ideale e Christian Pulisic, me perspektivën për t’i marrë vendin në një të ardhme jo shumë të largët. Oferta e mundshme? 25 milionë euro. Një lëvizje e shpejtë mund ta mbyllë operacionin përpara se të nisë ankandi me klube të tjera të mëdha europiane, që do ta çonte çmimin në qiell.

Të rinjtë dhe vizioni afatgjatë

Strategjia nuk ndalet te Karetsas. Milani synon të forcojë bazën me talente. Francesco Camarda mund të rikthehet për të qenë pjesë e organikut, ndërsa të tjerë si Christian Comotto apo Kevin Zeroli mund të fitojnë eksperiencë para rikthimit përfundimtar. Në horizont është edhe Alphadjo Cisse, i marrë nga Hellas Verona dhe i lënë në huazim te Catanzaro.

Është merkato e menduar me dy shina: menjëherë për Championsin dhe afatgjatë për të ndërtuar një cikël të ri fitues. Karetsas është simboli i kësaj filozofie – talent i pastër, por gati për skenën e madhe.

Milani ëndërron një verë që të ndezë San Siron. 25 milionë për një “mbret asistesh” mund të jenë vetëm fillimi. Sepse kur Djalli vendos të sulmojë, nuk e bën për të marrë pjesë. E bën për të sunduar.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article