Turpi në San Siro rrezikon gjithë Serie A: vetëm Milani I Allegrit mund ta shpëtojë kampionatit. Ja çelësi I rilindjes

Polemikat e forta të pas Inter-Juve tregojnë domosdoshmërinë e një reagimi të madh kuqezi: një kampionat i trazuar nga vendime të diskutueshme kërkon përgjigje në fushë, teksa Max Allegrit I duhet ta hapë skuadrën e tij me 4-3-3 për sprintin final...

Milanistat
4 Min Read
faulli kot

Ka momente kur futbolli duket sikur rrotullohet rreth një boshti të vetëm. Prej vitesh, zërat që vijnë nga kampi zikaltër kanë tentuar të përcaktojnë çfarë mund dhe çfarë nuk mund të thuhet, çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Por ajo që ndodhi në sfidën Inter-Juve ka hapur një plagë të re, një debat të ashpër që shkon përtej një ndeshjeje të vetme.

Episodet e diskutueshme, qëndrimet antisportive dhe reagimet e mëpasshme kanë hedhur hije mbi një kampionat që tashmë ecën mbi nerva të tendosura. Në vend që të pranohet gabimi, shpesh nxirren nga arkivat raste të vjetra për të relativizuar atë që ndodhi. Por problemi është aktual. Dhe është serioz.

Vendimet arbitrare janë kthyer në temë të përditshme. Arbitri La Penna u gjend në një kontekst që duket qartë se është më i madh se ai. Gianluca Rocchi, në krye të sektorit arbitral, po ashtu dallohet qartë se i mungon uniformiteti. Ka lojtarë që protestojnë vazhdimisht dhe tolerohen, ndërsa të tjerë ndëshkohen me një lehtësi të habitshme. Rasti i Rabiot ishte i qartë: francezi gaboi duke e tepruar me protestat ndaj Fabbrit. Por perceptimi i një metrike të dyfishtë mbetet si shpata e Demokleut.

Në këtë klimë, kampionati rrezikon të humbasë besueshmërinë. Dhe paradoksalisht, për ta mbajtur gjallë, duhet një reagim i fortë sportiv. Duhet Milani.

Skuadra e Massimiliano Allegrit, e pamposhtur prej 23 ndeshjesh rradhazi, gjendet përballë një misioni të dyfishtë: të mbrojë vetveten dhe të shpëtojë konkurrencën. Tri ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për të shkuar në një derbi me një distancë që i jep frymëmarrje garës për titull. Pa këtë sprint, gjithçka rrezikon të mbyllet para kohe.

MISIONI: FITORE DHE ZHVILLIMI

Pengesa e radhës quhet Como, por çështja nuk është vetëm rezultati. Është mënyra. Në Pisa, pavarësisht fitores, na mbeti një shije e hidhur. Jo për penalltinë e diskutuar, por për një pjesë të parë të vakët, pa ritëm, pa agresivitet. Goli i Loftus-Cheek erdhi në aksionin e parë të shpejtë, të ndërtuar me kohë të sakta dhe vertikalitet. Një sinjal i qartë ky që na tregon se kur Milani rrit shpejtësinë e manovrës, bëhet i rrezikshëm.

Në këtë fazë të sezonit, Allegri duhet të kërkojë evolucion. Jo vetëm pragmatizëm, por edhe guxim. Jo vetëm kontroll, por edhe intensitet.

4-3-3, FORMULA QË HAP DJALLIN

Çështja kyçe është sulmi. Loftus-Cheek ka bërë detyrën, madje ka gjetur edhe golin, por ai nuk është një qendërsulmues i mirëfilltë. Shpesh luan me shpinë nga porta, shumë larg zonës, duke humbur peshën specifike në momentet vendimtare.

Kjo skuadër, teknikisht, hapet kur kalon në 4-3-3. Me tre mesfushorë që garantojnë balancë dhe tre lojtarë përpara që sulmojnë hapësirat, Milani fiton thellësi dhe gjerësi. Lojtarët e talentuar shprehen më lirshëm, ritmi rritet dhe presioni ndaj kundërshtarit bëhet konstant.

Në një kampionat të trazuar nga polemikat, përgjigjja më e fortë është loja. Allegri, shpesh i kritikuar për mungesë spektakli, ka sot mundësinë të tregojë se pragmatizmi mund të bashkëjetojë me evolucionin taktik.

Seria A ka nevojë për një garë të hapur. Ka nevojë për tension sportiv, jo për polemika të pafundme. Dhe në këtë moment historik, është Milani ai që mund të fryjë oksigjen në mushkëritë e një kampionati që rrezikon të mbetet pa frymë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article