Sot festojmë ditëlindjen e Franco Baresit, mbrojtësit legjendar dhe flamurit të Milanit dhe simbolit të futbollit modern
Për të folur për të, nuk do të ishin të mjaftonte përshkrimi dhe historia e trofeve të fituara, e paraqitjeve me fanellën kuqezi, të fitoreve e madje edhe humbjeve. Prandaj duam të mbështetemi në fjalët e dikujt që e ka parë dhe përjetoi në pjesën më të madhe të 20 viteve të tij të gjata tebMilani, legjendarit tjetër kuqezi, Adriano Gallianit: “Franco Baresi fitoi Scudetton e yllit, qëndroi në Serie B dhe nuk deshi kurrë të largohej. Diçka e tillë nuk mund të ndodhë më. Një fanellë e shndërruar në një lëkurë e dytë”. 719 paraqitje, 33 gola, 24 asiste dhe 21 trofe të fituar me kuqezinjtë.
Nga 1977 deri më 1997, Baresi është lojtari i dytë me më shumë paraqitje në historinë e Milanit, i tejkaluar vetëm nga njëfarë Paolo Maldini, është përfshirë në FIFA 100 dhe në Hall of Fame të futbollit italian. Tifozët Rossoneri më pas e zgjodhën edhe si Milanistin e Shekullit, me një ndjenjë përkatësie gati të papërshkrueshme: një dashuri që Kaiser Franz pa diskutim e ka merituar për besnikërinë rendimentin e lartë të siguruar me kalimin e kohës. Pas atij sezoni në debutim, të kurorëzuar me yllin kuqezi, qëndroi për t’u ndeshur dhe luftuar në purgatorin Serie B, pa u tërhequr kurrë një hap pas.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Baresi dhe Milanizmi i trashëguar. Galliani. “Një fanellë e shndërruar në një lëkurë të dytë”
Sot, më 8 maj 2025, Baresi mbush 65 vjeç dhe mbetet një nga simbolet më të larta të Milanizmit. Një koncept dhe një legjendë që trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë, aq sa edhe Rossonerët më të rinj nuk mund të mos e dinë mbiemrin e tij. Por jo vetëm kaq, sepse edhe kundërshtarët e tij provojnë një ndjenjë respekti dhe nderimi ndaj një lojtari që ka revolucionarizuar rolin e mbrojtësit. Jorge Valdano, legjendë e Real Madridit, e ka përshkruar kështu: “Shokët i bindeshin verbërisht autoritetit të tij dhe rivalëve u tregonte rregullat e mençura të futbollit të hapura në faqen që flet për pozicionin jashtë loje. “Unë jam një libero i çliruar” ka deklaruar Baresi për France Football. E vërtetë. Lojtarët e Real Madridit tregojnë se rivalët e tyre të Milanit nuk i shikonin, as ata, as topin: shikonin vetëm Baresin. Kështu respektohet një kapo i vërtetë. Tegojnë ende sot se sa herë që pas çdo pozicioni jashtë loje të provokuar i rrëshqiste një buzëqeshje”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Edhe sot, tifozët Rossoneri presin kthimin e një simboli si ai, të një lojtari që do ta bëjë fanellën e Djallit si një lëkurë të dytë. Kush e di në do të vijë ndonjëherë, kush e di nëse futbolli modern, i revolucionarizuar prej tij, ka ende vend për romantizmin e së kaluarës. Teksa, gjithçka që lidhej me Baresin, si Maldini, tregon rrugën e duhur për ta bërë Milanin përsëri të madh.