MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: 7-a e Moratës është një indicie në merkato: 9-a është ende duke pritur një titullar…
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

7-a e Moratës është një indicie në merkato: 9-a është ende duke pritur një titullar…

By
Milanistat
19.07.2024
2 Min Read
Share
SHARE

Zgjedhja befasuese e Alvaro Moratës, që ka vendosur të veshë fanellën me numrin 7, çon në fakt në një indicie të vërtetë merkatoje, duke konfirmuar në mënyrë implicite sesi klubi po punon (dhe po punon fort) për të gjetur një tjetër qendërsulmues për të kompletuar baterinë sulmuese.

Numri 9 në fakt ka mbetur i lirë, me Luka Jovic që ka 15-ën, Colombo dhe Nasti në largim. Dhe deri më sot numri që përfaqëson qendërsulmuesin ka pasur gjithmonë (me suksese të ndryshëm) një pronar: Weah, Kluivert, Comandini, Inzaghi, Pato, Matri, Torres, Destro, Luiz Adriano, Lapadula, André Silva, Higuain, Piatek, Mandzukiç dhe Giroud.

Gjithçka e deritanishme tregon për Niclas Füllkrug, i cili ka të përbashkët me Moratën një detaj: spanjolli ka zgjedhur të njëjtin numër që mban në kombëtaren spanjolle (7) dhe gjermani i Mannschaft është numri 9, ndryshe nga ekipet e klubeve: kështu, Dortmundi përdor numrin 14, Werder Bremen numrin 11 dhe te Hannover numrin 24. Blerja nga verdhezinjtë gjermanë të Serhou Guirassy dhe njëkohësisht edhe prania e Sebatien Haller, përveçse dhe Moukoko, e bën gjermanin të dyshuarin kryesor për largim.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Deri më tani kemi regjistruar një hapje të lojtarit për destinacionin kuqezi. Kuqezinjtë e preferojnë më shumë se Tammy Abrahamin e Romës, sepse është më funksional në lojën e Fonsekës dhe mbi të gjitha më pak i kushtueshëm. Dortmundi kërkon rreth 15 milionë për qendërsulmuesin gjerman, ndërsa verdhekuqtë kërkojnë minimalisht 25 milionë për anglezin. Gjatë ditët në vijim do të zbulojmë nëse do të jetë ai numri 9 i ardhshëm i Djallit.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?