E megjithatë, pas 45 minutave të para të ndeshjes, dukej sikur skuadra e Massimiliano Allegrit kishte arritur ta linte pas edhe këtë ‘mallkim’, por së pari Bernabé dhe më pas Delprato vendosën t’ua prishnin mbrëmjen dhe planet kuqezinjve.
Disa sinjale të ardhura nga ndeshja me Parmën janë shqetësuese, jo aq për lojën e ofruar nga Milani, as për cilësinë e skuadrës, por për një trend që rrezikon të kompromentojë objektivat sezonale të Rossonerëve: brishtësia kundër të voglave dhe pamundësia për të menaxhuar epërsitë.
Shifrat flasin vetë
Në katër ndeshjet e para sezonale kundër skuadrave të gjysmës së poshtme të klasifikimit – saktësisht Cremoneses, Lecces, Pisës dhe Parmës – Milan ka arritur të marrë vetëm 5 nga 12 pikët e mundshme.
Shumë pak, veçanërisht po të marrim parasysh diferencën e vlerave teknike dhe ambiciet e deklaruara të klubit.
Sigurisht, objektivi minimal është të arrijmë në Champions League, por në Serie A, objektiva të tilla (madje edhe Scudetto) arrihen pikërisht duke i fituar këto ndeshje.
Mirëpo shifra që meriton analiza të mëtejshme, megjithatë, është një tjetër: midis Atalantës, Pizës dhe Parmës, Rossonerët kaluan në avantazh dhe më pas u lanë të revanshoheshin, duke humbur kështu 6 pikë shumë të rënda.
Ishin tri ndeshje, në të cilat e Milani pati të gjithë inercinë e mundshme nga ana e tij pasi kaloi në avantazh.
Por edhe tri ndeshje në të cilat, skuadra nuk tregoi më pak kufizime teknike se ato mendore, një mungesë qartësie, siç e konfirmoi edhe Matteo Gabbia pas ndeshjes në Tardini.
E gjithë kjo peshon shumë
Gabime të tilla bëjnë gjithë diferencën midis një sezoni pozitiv dhe një të shpërdoruari dhe Allegri e di mirë.
Sepse, të arrihesh një herë nga të voglat edhe mund të ndodhë, dy herë bëhet një flamur i kuq, sinjal alarmi dhe tre do të thotë se mund të ketë disa probleme.
Sidoqoftë, kampionati është i gjatë, asgjë nuk është vendosur ende, por pavarësisht nëse objektivi i Milanit është rikthimi në Champions League, apo dëshira për të luftuar për Scudetton, nuk mund të lejojë të dhurojë më pikë në këtë mënyrë.
Për këtë arsye, është më mirë që këto trende (negative) të përmbysen menjëherë, sepse një skuadër që do që të qëndrojë lart nuk mund të lejojë blackoute të tilla.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
