Milani ishte protagonisti absolut i ditës së fundit të merkatos. Operacione last minute të minutës së fundit, ku praktikisht ndodhi gjithçka dhe ku bashkë me ju përjetuam 24 orë të çmendura.
Goditja e vërtetë është Joao Felix, edhe pse ka ardhur vetëm në formë huazimi, Chelsea nuk ka dashur të përfshijë të drejtën e blerjes. Sidoqoftë, më mirë ta kesh sesa të mos e kesh, një lojtar i kualiteteve të tij është gjithmonë i rëndësishëm në fushë dhe Sergio Conceição, ka shtyrë fort për suksesin e negociatave, bashkë me drejtorin e vërtetë të operacionit, më saktësisht me Jorge Mendes.
Felix mund të luajë si një regjisor i vërtetë, pas krahëve të Gimenezit, apo si anësor i majtë në 4-4-2, madje edhe si puntë e dytë pranë meksikanit në një sulm dysh. Me pak fjalë, një sulmues gjithpërfshirës.
Bondo vjen ditën e fundit për të zëvendësuar Bennacer, por emri i lojtarit të Monzës ka qenë në lojë prej të paktën një muaji. Do të sjellë freski në mesfushë, dhe do të jetë zëvendësi i Fofana. Ndërsa Bennacer shtyu që të largohej, pas një përplasjeje me Conceiçao. Deshi dhe e mori transferimin te Marseille gjashtë muaj më vonë, sepse që në verë ishte ka qenë një hap larg francezëve.
Së fundi, Milani mori madje edhe Sottil nga Fiorentina, në formë huazimi me të drejtën e blerjes për të zëvendësuar Okaforin në largim, i cili shkoi te Napoli me të njëjtën formulë. Pesë operacione merkatoje, tre në hyrje, dy në dalje. Njëzet e katër orë të çmendura, por vërtet të bukura për t’i përjetuar së bashku.
Është një Milan që ka ndryshuar fytyrë, një restyling i nevojshëm për të korrigjuar gabimet e bëra gjatë verës. Gimenez është blerja e madhe e fundjanarit, por do të ishte më mirë ta kishim bërë që në verë, në vend që të synohej Morata. Walker, e kemi thënë dhe stërthënë, do të sjellë përvojë, por do të thotë gjithashtu edhe se ishte vënë bast mbi kalin e gabuar në Emerson Royal. Për të mos folur për zgjedhjen e trajnerit, fillimisht Fonseca pastaj Conceicao gjashtë muaj më vonë. Me pak fjalë, është një Milan që është përpjekur t’i korrigjojë gabimet e verës, me shpresën që të mos jetë shumë i vonuar në kampionat, ku pozicioni në klasifikim është vërtet i tmerrshëm.
Joao Felix, Warren Bondo, Sottil, Milan, Chelsea, Sergio Conceição, Jorge Mendes, Gimenez, Bennacer, Monza, Fofana, Marseille, Sottil, Fiorentina, Okafor, Napoli, Morata, Walker, Emerson Royal,