Nesër fillon zyrtarisht puna për sezonin e ardhshëm, i cili pas 40 ditësh do ta shohë Milanin të zbresë në fushë për ndeshjen e parë të kampionatit. Nuk do të jetë me tamam një grumbullim i paharrueshëm: pa asnjë fytyrë të re të pranishme, por edhe me kolonën e blerjeve krejtësisht bosh. Ah, po, e reja e vërtetë do të jetë Paulo Fonseca, një trajner që do të duhet të bëjë që shumica dërrmuese e kuqezinjve, skeptikë për vlerat e tij, të ndryshojnë mendje.
Pasi ka lëvizur nëpër disa fronte por ende pa një blerje në organikë, drejtuesit e klubit janë të thirrur të realizojnë premtimet.
“Kush kishte dyshime për ambiciet e Klubit tani sheh se brenda klubit gjëra po ndodhin, ne po punojmë”, deklaroi Ibra të enjten në prezantimin e Milan Futuro. Sigurisht, U23 është një projekt ambicioz, por duhet thënë se më e rëndësishmja e të rëndësishmeve mbetet Skuadra e Parë dhe këtu duhet ngritur shiriti, duhen bërë të ndodhin gjëra të mëdha, gjëra pozitive, sigurisht.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Se çfarë kali fitues do të dalë, kjo do të shihet në vijën finishit, gjykimet do të jepen në fund, por sot klubet e tjera kanë lëvizur vërtetë, madje edhe mirë, ndryshe nga Milani.
Kjo është e vërteta e hidhur. Interi, ka marrë Taremin, Zielinskin, Martinez dhe nuk po duket se do që të ndalen me kaq. Juventus ka arritur goditjen Douglas Luiz, ka firmosur me Di Gregorio, ka në dorë Thuram dhe dëshiron të arrijë te Koopmeiners. Napoli i Contes është shumë afër Buongiorno-s (po vlerësohet edhe performanca e Spinazzolës dhe Marin) dhe ka edhe objektiva të tjerë të rëndësishëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ardhja në grumbullimin e 7 korrikut pa një qendërsulmues, duke ditur prej muajsh që Giroud do të largohej, është një dështim i dukshëm nga ana e drejtuesve. Klubi është me vonesë: të bësh sikur nuk ka ndodhur gjë nuk i bën mirë skuadrës. Ambicia, në verë, vlerësohet nga këto gjëra, po ashtu edhe nga niveli i objektivave dhe përforcimeve.
Atëherë pra, për sulmin Zirkzee, Morata apo Lukaku? Holandezi mund ta zgjidhte problemin atavist të numrit 9 për shumë vite, dy të tjerët do të sillnin përvojë dhe besueshmëri, por në këtë rast do të ishte paksa si shtyrja e një domosdoshmërie, që është e dukshme prej disa sezonesh. Ka të mirat dhe të këqijat e saj. Megjithatë, është koha për të marrë një vendim, të menjëhershëm dhe për të mos e shtyrë më tej, në pritje të kush e di se çfarë. I dashur Milan, nëse je, bëj një goditje, na bëj të ëndërrojmë paksa…